Kumtesë: Çka propozojnë DPS, SDP dhe SNP për popujt pakicë

May 26, 2011   | Shoqëria / Društvo

Ulqin, 26.05.2011

Nr: 115 / 11

Interpretimi i qëndrimeve dhe vendimeve të Komisionit Venecian lidhur me ligjin zgjedhorë të Malit të Zi shtijën huti dhe brengosje tek qytetarët e posaçërisht tek popujt pakicë të cilët duhet të jenë posaçërisht të trajtuar dhe respektuar me masa afirmative

Kushtetuta e Malit të Zi është e qartë dhe garanton përfaqësimin autentik të popujve pakicë. Gjithashtu, ligji për të drejtat e pakicave garanton përfaqësimin proporcional dhe të drejtat e arritura, kështu që qëndrimet e përfaqësueseve të partive shqiptare janë të qarta

Përse përfaqësuesit e partive opozitare shqiptare nuk e përkrahin propozimin e ri?

Prej pesë mandateve të deritanishme, sipas propozimit të ri parashihet që shqiptarët mund të kenë me së shumti dy vende në Parlamentin e Malit te Zi, do të thotë tre mandate më pakë se sa numri i përfaqësueseve tani.

Komisioni Venecian ka dhënë propozime dhe sugjerime dhe në pikën 15, qëndrimet dhe rekomandimet konstaton se ky është momenti që të hartohet një tekst i qartë i Ligjit.

Komisioni Venecian nuk mund të kuptojë se dikush mund të propozojë kufizimin prej 3% për popujt pakicë dhe të gjitha votat mbi këtë përqindje shkojnë bosh.

Në megjithatë shpresojmë se do të gjendet propozimi i arsyeshëm i cili do të sigurojë llogaritjen e secilës votë dhe jo të miratohet propozimi i cili anashkalon pakicat që formuan këtë shtet.

 

Shërbimi për informim i Forcës
YouTube Preview Image

1