Këshilli nacional i arsimit pa përfaqësues të shqiptarëve

May 27, 2011   | Shoqëria / Društvo

Ditë më parë opinioni i gjerë  u njoftua mbi konstituimin e Këshillit Nacional  të Arsimit, që është subjekti më i lartë arsimor në Mal të Zi. Nga informata e publikuar në media del së ky subjekt përbëhet nga 21 antarë të cilët janë përfaqësues nga  entet edukativo-arsimore dhe institucionet e larta arsimore, por nuk ka përfaqësues nga Këshillat nacionale që përfaqësojnë popujt pakicë në Mal të Zi.

Ne lidhje mbi përbërjën e këtij subjekti arsimor, jo që nuk janë konsultuar fare subjektet parlamentare shqiptare  në Mal të Zi, por as Këshilli nacional i shqiptarëve. Duke marrë parasysh së Këshillat nacionale përfaqësojnë popujt pakicë  ka qenë obligim ligjor i themeluesit të Këshillit Nacional të Arsimit që është Qeveria e Malit të Zi, të konsultojë në rastin konkret Këshillin Nacional të Shqiptarëve. Sepse çdo përfaqësim  i  popujve në subjektet e ndryshme  të themeluara nga Qeveria duhet të kaloj përmes Këshillave nacionale. Në rastin konkret është dashur të konsultohet Këshilli Nacional i Shqiptarëve dhe ai të propozoj përfaqësuesin e vet. Po ashtu  në mënyrë analoge  është dashur të konsultohen edhe këshillat e popujve tjerë si i boshnjakëve, serbeve dhe kroatëve, sepse  vetëm  në  ketë mënyrë do të kishim realizim praktik të të drejtave të popujve të ndryshëm në Mal të Zi.

Themelimi i Këshillit Nacional të Arsimit, pa konsultimin e Këshillave nacionale, dëshmon së në Mal të Zi vazhdohet më të vjetrën si ne kohën e monizmit që nuk është në favor  të demokracisë pluraliste. Ndaj një veprimi  të tillë  opinioni me të drejt ka pritur reagimin nga Ministria e drejtave të njeriut dhe të pakicave, sepse kemi të bëjnë me cenimin e të drejtës së përfaqësimit autentik të pjesëtarëve të popujve pakicë. Por, siç duket nga kjo Ministri nuk janë të preokupuar më çështje të identitetit në fushën e arsimit  andaj  sintagma  përfaqësimi  autentik paraqet deklarim formal pa mbeshtetje  politike  nga ana e pushtetit.

Pjesëtarët e popujve pakicë presin që të ndryshoj qendrimi  i Qeverisë së Malit të Zi, ndaj Këshillave nacionale, duke i konsideruar ata partner në bashkëpunim. Një veprim i tillë është në favor të barazisë nacionale dhe qytetare në Mal të Zi, konform standardëve demokratike evropiane të shoqërive multinacionale.

Ne rastin konkret në Këshillin Nacional të Arsimit shqiptarët nuk kanë përfaqësuesin e tyre autentik, i cili do të prezantonte  çështjet të cilat janë preokupuese për edukimin dhe arsimimin e shqiptarëve në Mal të Zi.  Pasi çështjet e arsimit  në gjuhën shqipe  nuk janë formale sepse kemi të bëjmë me identitetin nacional në një mjedis multinacional siç është Mali i Zi, ata mund të prezantohen  vetëm nga  indvid  me autoritet profesional nga fusha përkatëse. Ne rastin konkret  e themi pa hezitim se shqiptarët mund të përfaqësohen nga indvid që janë të lidhur drejtpërdrejt me fushën e arsimit në shkollat fillore apo të mesme me mësim në gjuhën shqipe. Vetëm në ketë përmbajtje  Këshilli Nacional i Arsimit do të jetë i pranueshëm për të gjithë  dhe  në  favor të avansimit të çështjeve nga fusha e arsimit.

 

Shërbimi për informim  Forca

YouTube Preview Image

1