OJQ Ora & Organizata turistike e Ulqinit organizon tryez te rrumbullaket

May 28, 2011   | Lajmet / Vijesti

Njoftim për media

Në kuadër të manifestimit “Pranvera në Anë të Malit”, Organizata joqeveritare “Ora” në bashkëpunim me Organizatën Turistike të Ulqinit do të organizojnë tryezën e rrumbullakët me temë “Mundësitë e zhvillimit të turizmit të qëndrueshëm në Anë të Malit”.

Tryeza ka për qëllim të evidentojë potencialet turistike të Anës së Malit, problemet ekzistuese në këtë fushë, të ofrojë propozime konkrete për zhvillimin e turizmit në këtë zonë etj.

Në tryezë janë ftuar të marrin pjesë 25 pjesëmarrës, ekspertë të fushës së turizmit, ekonomisë, ekologjisë, përfaqësues të Komunës së Ulqinit, Organizatës Turistike të Ulqinit, agjencive turistike, hotelierisë, shërbimit, etj.

Nga propozimet e pjesëmarrësve do të hartohen rekomandimet dhe përfundimet e tryezës, të cilat do t’u dërgohen institucioneve dhe organeve kompetente.

 

Tryeza do të mbahet të dielën, më 29 maj 2011, në Restorant “Shasi”, dhe fillon në orën 11.00.

 

Ulqin, më 28 maj 2011
YouTube Preview Image