KK Ulqini mori pjesë në; Kampionatin e Malit të Zi dhe në Dubrovnik Open 2011

May 31, 2011   | Sporti / Sport

Klubi i karatesë “Ulqini” mori pjesë në dy gara: në Kampionatin e Malit të Zi dhe në
Turneun ndërkombëtar “Dubrovnik Open 2011″

DIELLËZA RAMA DHE NDERIM CUCA KAMPIONË TË MALIT TË ZI

Të dielën, më 29 maj 2011 në Podgoricë u mbajt Kampionati i Malit të Zi për pionierë dhe
shpresa në luftëra individuale dhe ekipore. Edhe pse ishim dukshëm të dëmtuar nga ana e referëve si në asnjë garë tjetër, prapë se prapë garuesit tanë arritën rezultate të lakmueshme në Kampionatin e Malit të Zi. Nga radhët e Klubit të karatesë “Ulqini” në disiplinën individuale kampionë u shpallën dy garues, nënkampionë të Malit të Zi 6 garues dhe një ekip i grupmoshës 1999/98/97 (vajzat), ndërsa me medaljen e bronztë u kurorëzuan po ashtu 6 garues dhe 2 ekipe të grupmoshës 2001/00 (djemtë dhe vajzat).

Kampionë të Malitë të Zi në disiplinat individuale u shpallën Diellëza Rama dhe Nderim Cuca, nënkampionë të Malit të Zi Nermin Suma, Blerdi Kapllani, Ensar Marshiq, Egzona Nika, Hysen Rama dhe Marko Daboviq, kurse me medaljen e bronztë u kurorëzuan Eliza Salihu, Katarina Marnikoviq, Adnan Kuqi, Admir Luka, Erion Nika dhe Jeton Luka.

Nënkampionë të Malit të Zi në luftëra ekipore u shpallën Katarina Marnikoviq, Izabella Ivanoviq dhe Egzona Nika, kurse me medaljen e bronztë në luftëra ekipore u kurorëzuan Diellëza Rama, Eliza Salihu, Nermin Suma, Ensar Marshiq, Egzon Kraja dhe Bledar Seferi.

-S’mund të themi se jemi të kënaqur me këto rezultate që kemi arritur, sepse garuesit tanë merituan një referim më të ndershëm. E vërteta është se disa garues kanë qenë dukshëm të dëmtuar nga referët dhe për këtë arsye ne do të ankohemi te Federata e Karatesë së Malit të Zi. Kemi dëshmi të manipulimit të referëve në disa inçizime të luftërave, ku shihet qartë dëmtimi ndaj garuesve tanë, të cilët ishin dukshëm më të mirë se kundërshtarët e tyre. Pavarësisht nga këto, ne nuk do të ndalemi këtu, por do të vazhdojmë përpara duke treguar fuqinë tonë dhe kualitetin në garat e ardhshme, – shprehen trajnerët e klubit Naim Duraku, Anell Beganoviq, Kujtim Sukaliq, Blerim Sukaliq dhe kryetrajneri Ruzhdi Rama.

-Klubi ynë në këtë garë mori pjesë me 19 garues. Edhe 10 të tjerë, mbajtës të shumë titujve në vend dhe jashtë vendit, munguan në këtë garë. Gjashtë prej tyre nuk mundën të marrin pjesë në garë, pasi që të dielën patën Kungimin në famullitë e tyre, për çka edhe i urojmë ata, familjarët dhe famullitarët e tyre, ndërsa të tjerët nuk erdhën për arsye objektive.

Në Turneun ndërkombëtar të karatesë “Dubrovnik Open 2011” Klubi i karatesë “Ulqini” mori pjesë me tre garues, prej të cilëve Antigona Rama dhe Vanesa Nuhi arritën të kurorëzohen me 2 medalje të bronzta. Në këtë turne morën pjesë mbi 400 garues nga Bosna, Mali i Zi dhe Kroacia.

Udhëheqësia e Klubit të karatesë “Ulqini” falënderon sponzorin “Final trade”.

Shërbimi informativ i Klubit të Karatesë “Ulqini”


YouTube Preview Image