Shasi – Legjend dhe Realitet dhe Foto nga Fadil Kovaçi

June 1, 2011   | Lajmet / Vijesti, Shoqëria / Društvo

Pavarsisht se botën njerzore e ka pushtuar fenomeni ekonomik dhe pozitiviteti apo negativiteti i teknologjive te ndryshme varësisht se per cka i marrim edhe pse ne jemi direkt apo indirekt të varur nga e gjithë kjo, kurr nuk mund të themi se te ne prodhojnë të njëjtat emocione sikurse lindja e një realiteti të harruar të një qyteti të pakrahasueshëm me të gjitha vecantit e tija nga qytetet e tjera të vjetra në ballkanin tonë problematik, por edhe me gjërë.

Mënjeherë si ta hedhësh hapin e parë në brendësi te atyre bedemeve të mbetura akoma si shenja te cilat duan të na tregojn për ndërgjegjen tonë te humbur, te mbulojnë ose me saktë të mundojnë disa rryma te padukshme por shumë të qarta, dhe për një moment të grumbullohet shpirti me një arsenal pyetjeve se pari vetevetes e pastaj të gjithe subjekteve me radhë. Vallë a ka mundesi që një perlë këtillë të cilën neve na e lanë të parët dhe zoti, një pasuri kaq të madhe e popullit tonë dhe një histori ende e paqartesuar mund ta lëmë në një gjendje te tillë dhe a është e mundur që perveç entuziastëve të një organizate joqeveritare askush në këtë rreth apo trekendësh si deshirojn disa subjekte të shprehen nuk e shohin të arsyeshme që së paku të përkrahin ose edhe inicojnë aktivitete me qëllim që të rifillojë një ditë e re edhe për Shasin.

Sa i përket organizatës ‘’ORA’’ duhet ti bëjm një falenderim të veçant dhe ti përgëzojmë për punën dhe të gjitha sakrficat të cilat ky grupacion entuziastësh po kalon për senzibilizimin e çështjes, problemit apo situatës në të cilën ndodhet Shasi në këtë moment. Posaçarisht manifestimi ktij viti dhe mbrëmja letrare e organizuar brenda bedemeve të qytetit të lashtë duket si një ‘dritë në fund të një tuneli’, për të ardhmen e këtij qyteti te lashtë dhe një ‘fillesë e re’ për një të ardhme të ndritur të cilën padyshim do ta ketë ky qytet. Mbremja e së premtës tregoi dhe nxiti atë emocionin pozitiv për të cilin folëm më lartë dhe në një menyrë na dha një detyrë të gjithë neve që të kthejmë vëmendjen përfundimisht vlerave të vërteta dhe amaneteve të të parëve tone për ruajtjen e identitetit dhe të fillojmë të promovojmë një realitet të ri, shumë të cmuar dhe njëherë e përgjithmonë të mundohemi që komunitetit tonë të i’a bëjmë të ditur se Shasi është i yni dhe përgjegjësia, detyrimi dhe obligimi na takon vetëm neve dhe secili në mënyrë të vetë duhet të kontriboj për të.

Duhet që opinioni i komunitetit tonë por edhe më gjërë të qartesohet ne lidhje më rëndësinë që ka senzibilizimi i çështjes së Shasit dhe posaçarisht duhet të marrë parasysh përfitimet në të gjitha sferat te cilat do të siguroheshin nga zbardhja dhe ringjallja e secilit gur, e secilit mit dhe secilës histori te këtij qyteti dhe të identifikojmë secilin subjekt i cili ngre zërin dhe të të tjeret që duhet te ngrejnë atë për të ndezur motorin inicues , në një mënyrë të fillojnë të zbatojnë detyrat e tyre për arritjen e situates së dëshirueshme për të gjithë ne.

Egziston një thenie, “TE GJITHA RRUGËT TË COJNË NË ROMË”. Po për komunitetin tonë pse të mos ekzistojë edhe tjetra, “TE GJITHA RRUGET TË ÇOJNË NË SHAS”.

I përhershëm qofsh.

Fotografitë nga Fadil Kovaçi Facebook

Promul Ulqin

Hapet manifestimi tradicional ‘’Pranvera në Anë të Malit 2011’’ – Agron Ujkashi hap ekspozitën brenda qytetit të vjetër të Shasit

Në një ambient përrallor Shoqata ‘ORA’ hap manifestimin tradicional ‘’Pranvera në Anë të Malit 2011’’ me ekspozitën e piktorit anamalas Agron Ujkashi. Duhet shtuar se është hera e parë që organizohe një aktivitet i përmasava të tilla brenda mureve të qytetit të vjetër të Shasit.

Para ekspozitës në një mini amfiteatër të improvizuar për mrrekulli u shfaqen krijuesit anamalas Asllan Bisha, Hajredin Kovaçi dhe Haxhi Shabani. Për arsye objektive nuk ishin të pranishëm Basri Çapriqi dhe Xhaudet Landa të cilët ishin të paraparë të jenë prezent.

Mbrëmjen e bënë madhështore edhe muzikë e komponume – klasike me motive të muzikës së Anës së Malit, Shkodres dhe Ulqinit e realizuar nga kompozitori Gzim Gjeka.

Pika kulmore ishte hapja e ekpozitës së piktorit Agron Ujkashi brenda mureve të kalasë së qytetit të Shasit. Kritiku Qazim Muja vlerëson Ujkashin për fuqinë e tij të jashtëzakonshme për paraqitjen e pamjeve nga bota reale në formë artistike.

‘Në tërë opusin e tij artistik në mënyrë konstante vërehet synimi i tij drejt këtij imperativi, drejt një sistemi të vet gjuhësor për të krijuar vlera autentike dhe në këtë mënyrë të nisë rrugën drejt origjinalitetit individual’ – shtoi Muja.

Në fund të mbrëmjes për të pranishmit u shtrua një koktej.

Fotografitë nga Fadil Kovaçi Facebook

Promul Ulqin


YouTube Preview Image