Intervistë me Komisionin bamirës Bereqeti nga Ulqini

June 5, 2011   | Intervista / Intervju

Historiku dhe qëllimi i Komisionit bamirës “Bereqeti”

Me Vendimin e Këshillit të Bashkësisë islame Ulqin, në korrik të vitit 2009, është themeluar Komisioni bamirës “Bereqeti”, i cili funksionon në kuadër të këti organi të Bashkësisë islame në Mal të Zi. Qëllimi primar i themelimit të këti komisioni është shpërndarja e ndihmave për të vobektët (fukaratë) e trevës sonë, inkuadruar Ulqinin, Anën e Malit dhe Krajën.

Me themelimin e tij, ky komision formoi Këshillin e vet drejtues në krye të të cilit u emërua Mirsad ef. Muçaj. Përveç disa nga anëtarët që janë direkt të kyçur në punën e Këshillit të BI Ulqin, në këshillin e shoqatës u inkuadruan edhe qytetarë të tjerë, afarist e të ngjajshëm.

Në fokusin e ndihmave që ofron kjo shoqatë mesiguri është ndihma themelore në ushqim dhe mjete të higjienës, që janë të nevojshme për çdo ditë. Përveç tyre, me anë të të hollave ndihmohen edhe disa fëmi jetima, numri i të cilëve sillet prej 43 deri 48, e poashtu ndihmohen edhe në formë të stipendimi dy studente të mira.

Në prag të festës së Bajramit të ramazanit, në shtator 2010, komisioni ka dhuruar të gjithë 48 jetimat me nga një pako speciale me ëmbëlsira, të pregaditura enkas për këtë festë.
Poashtu, komisioni ka qenë mbulues i të gjitha shpenzimeve të iftareve që u janë dhanë falas punëtorëve nevojtarë të cilët kanë agjëruar, gjatë ramazanit të vitit 1431 h. (2010).

AKTIVITETI I PESTËSHTATOR (07.09.2010)

Janë shpërndarë 71 pako me artikuj ushqimorë, ku secila pako ka pasur vlerën prej 24,71 euro, gjithsej 1754,41 euro, dhe janë ndihmuar 48 fëmijë jetimë me nga 15 euro, gjithsej 720 euro. Duke qenë se këto ndihma janë shpërndarë në prag të festës së Bajramit të Ramazanit, komisioni e ka vlerësuar që të gjithë fëmijëve jetimë t’ia shpërndajë edhe nga një paqetë me ëmbëlsira, ku secila ka pasur vlerën prej 5,11 euro, gjithsej 245,28 euro.  Vlerën e 71 paqetave me artikuj ushqimorë dhe 48 paqetave me ëmbëlsira i ka paguar një bamirës i cili ka pasur dëshirë të mbetet anonim, por kjo shumë (1754,41+245,28=1999,69 euro) është regjistruar në fondin e të hyrave të Komisionit.
Poashtu, nga fondi i komisionit Bereqeti janë paguar gjithsej 136 iftare për punëtorët nevojtarë të cilët kanë agjëruar, ku vlera e një iftari ka qenë 5 euro, gjithsej 680,00 euro. Këto iftare janë shtruar në restoranin “Ulpiana”, në Ulqin.
Nëse i përmbyllim të gjitha këto, vlera totale e shpenzuar për aktivitete ka qenë 3399,69 euro, prej të cilave nga fondi i komisionit Bereqeti janë paguar 1400 euro (3399,69 – 1999,69).

Këto informata jan të marura nga websajti:http://www.bereqeti.me/

Për ma tepër informata ju lutemi të përdorni linkun dhe informatat në vijim.

Kontakt

Mirsad ef Mucaj – Predsjednik
tel:+382 69 622 945

Suad ef Ukosata – Sekretar
tel:+382 69 493 832

Email: islam@t-com.me

Linku: http://www.bereqeti.me/


YouTube Preview Image

1