Të krijohet Albumi dhe video – Ana Malit nga ajri

June 5, 2011   | Lajmet / Vijesti, Opinione

Ana Malit ka shumë për tu ofruar turistëve përsa i përket bukurisë së saj natyrore të shumëllojshme, kulturës, trashëgimisë dhe vendeve arkeologjike. Gjithashtu ajo ka dhe klimë të mrekullueshme Mesdhetare. Ana Malit  ofron potencial të pafund për investitorët të cilët duan të përfitojnë nga oportunitete të paeksploruara në turizëm dhe të ndihmojnë në zhvillimin e kësaj industrie dhe ta bëjnë atë sektor kyç në ekonominë e vendit.

Sugjerimi i projektit “Ana Malit nga ajri”,të jet vëllimi dhe botimi luksoz që do t’i kushtohet vetëm monumenteve të kulturës, parqet arkeologjike dhe qendrat historike të Anës Malit kaq të rëndësishme për zhvillimin e turizmit në këto troje e sidomos për komunën e Ulqinit.
Albumi duhet të përmbajë shumë fotografi nga Ana Malit,kurse video vjen sikurse një plus per zhvillimin e turizmit ne Anë të Malit.

Në këtë album dhe video,Ana Malit siguron një publikim cilësor, por edhe një database fotosh, që pasqyrojnë gjendjen reale të monumenteve dhe përveç vizitorëve, ato u shërbejnë edhe institucioneve të trashëgimisë dhe turizmit, për promovimin e mëtejshëm të tyre, por edhe monitorimin e gjendjes së tyre.Këtë mbledhje se albumi do evidentojë të gjithë potencialin arkeologjik, monumentet e kulturës, kishat, manastiret, xhamitë, shtëpitë e vjetra,lumejtë,liqejtë,bjeshkët,resorantet,hotelet,etj, duke nënvizuar se ai është i domosdoshëm për rritjen e numrit të turistëve në Anë te Malit dhe në Ulqin.
Albumi dhe video “Ana Malit” duhet të shoqërohet edhe me tekst informativ dygjuhësh, që do të realizohet nga grupi i punës, në shqip dhe anglisht. Gjatë fotografimit të monumenteve, dhe xhirimit,stafi i turizmit të Anes Malit dhe i aeronautikës do të shkojë në çdo rreth duke qëndruar me ditë në to,duke xhiruar dhe fotografuar çdo objekt që ka rëndesi për zhvillim turistik të rejonit.Po kështu i tërë aksioni i realizimit të fotografive dhe për video projektin për albumin “Ana Malit nga ajri” duhet të jetë pjesë e një dokumentari televiziv,ku mediat vendore duhet të luajn rolin kryesor për transmetimin e ofertës turistike të Anës së Malit ne tregun botror dhe atij rejonal.

Duhet ta dini se çdo dite permes pikes se kalimit kufitar Sukubin – Muriqant nga fillimi i muajit maj mesatarisht ne dite hyjne rreth 150 turist te huaj qe do thote se numri i tyre eshte ne rritje pavaresisht situates se krijuar ne Ane te Malit.Prandaj rajoni i Anës Malit ne kete sezon turistik duhet të synon ofrimin e nje pakete me te pasur turistike.
Monumentet kulturore dhe historike vazhdojne te jene atrakcionet me te medha turistike ne kete rajon, edhe pse mungon nje reklamim i theksuar i resurseve tona turistike ne forme te organizuar dhe nga dikasteret perkatese, serish keto zona jane te vizitueshme dhe te preferuara nga turistet e huaj..

Shpresoj se bashkarisht, do ja arijmë qellimeve,prandaj njëherit, dhe presim kontributin e juaj,që të na shkruani sugjerimet e juaja,të na dërgoni fotografi dhe video nga Ana Malit me karakter turistikë.
Gjithë anëtarëve të vjetër dhe të rinj u dëshiroj mirëseardhje të sërishme të sinqertë në Lajme nga Ulqini dhe kyçje të menjëherëshme të talentit të juve në lëmi që u ka dhuruar zoti i madhërishëm.Mos i leni sugjerimet e juaja në fiokë.Suksese pra dhe bujrum në Sofrën tonë të madhe shumë të adhuruar.

H.B
Lajme nga Ulqini


YouTube Preview Image