Mundësitë e zhvillimit të turizmit të qëndrueshëm në Anë të Malit – Video

June 8, 2011   | Ekonomia / Ekonomija

Të dielën, në restorantin “Shas”, në bashkëpunim me Organizatën Turistike të Ulqinit, është mbajtur tryeza e rrumbullakët me temë “Mundësitë e zhvillimit të turizmit të qëndrueshëm në Anë të Malit”. Ligjëratën hyrëse me titull “Vlerat natyrore dhe historiko – kulturore të Anës së Malit dhe mundësia e shfrytëzimit turistik të tyre” e ka mbajtur mr. Nexhat Avdiu. Pjesëmarrësit e tryezës kanë evidentuar potencialet turistike të Anës së Malit, problemet ekzistuese në këtë fushë, kanë dhënë propozime konkrete për zhvillimin e turizmit në këtë zonë etj. Pjesa qendrore e manifestimit është mbajtur të dielën pasdite në stadiumin e Shasit, ku është shfaqur një program kulturoartistik i përbërë me muzikë, këngë, lojëra popullore, ushqim tradicional etj. Përveç këngëtarëve vendas, në program kanë marrë pjesë edhe mysafirët, këngëtari Hajro Pepa nga Shkodra, SHKA “Liria” nga Mileshi, grupi humoristik “Thumbi”, grupi i valleve i nxënësve nga Oblika e Anës së Malit etj.

i.k.
Koha Javore
Foto: Fadil Kovaçi Facebook


YouTube Preview Image