Filmi dokumentar: Shkolla që ra në heshtje nga Luljeta Avdiu Cura

June 13, 2011   | Kulturë / Kultura, Lajmet / Vijesti

Nga Ali Salaj

Luljeta Avdiu Cura në këtë film përdor një narracion të bukur lirik, i cili edhe pse nganjëherë rrëshqet në patetizëm, rritë tensionin dramatik dhe përjetimin emocional. Në film krijohet një ndërthurje funksionale e zhanreve ku insertet dokumentare dhe fotografitë e vjetra (puna në shkollë, poligoni sportiv, mësimi praktik dhe kreativ, kurset e analfabetizmit, pamjet dhe veshjet monumentale të asaj kohe etj.) krijojnë një strukturim artistic që i jep një vlerë të veçantë këtij dokumentari.

 

Filmi dokumentar “Shkolla e vjeter ne Katerkolle, simbol i dijes dhe vetedijes” i autores se re Luljeta vdiu Cura eshte nje perpjekje per te trajtuar dy kohet e nje hapesire. Ne te vertete filmi trajton rolin e nje shkolle ne province , e cila me dekada ishte promotore e emancipimit te nje komuniteti, gati analfabet te Anes se Malit.

Edhepse e gjendur ne nje cep te vendit shkolla u be e njohur jo vetem ne Mal te Zi por edhe ne tere rajonin. Shkolla e vjeter “Bedri Elezaga” ishte model i vlerave te arsimit dhe te kultures dhe si e tille u vleresua edhe ne hapesiren mbareshqiptare me c’rast Radio Televizioni i Prishtines ia kushtoi dokumentarin ne disa vazhdime “Pestaloci i Anes se Malit” i cili u mireprit nga teleshikuesit e asaj kohe. Mirepo si pasoje e neglizhences shoqerore dhe fajeve politike shkolla gradualisht shnderrohet ne antivlere per te perfunduar ne nje simbol te se shemtuares. Kjo situate paradoksale sikur e preokupon edhe autoren e cila qe ne titull te filmit na sugjeron per absurditetin e kohes. Ne kete kuader ajo nuk e ka synim kryesor pasqyrimin e historikut te kesaj shkolle sesa ringjalljen e ndergjegjes se fjetur te punonjesve te arsimit, intelektualeve dhe ne pergjithesi te shoqerise se sotme. Ky film mund te kuptohet edhe si nje kronike e zeze ku personazhet deshmojne ne vendin e ngjarjes dhe denoncojne me dhimbje per dramen e absurdit.

Luljeta Avdiu Cura ne kete film perdor nje narracion te bukur lirik, i cili edhe pse nganjehere rreshqet ne patetizem, rrite tensionin dramatik dhe perjetimin emocional. Ne film krijohet nje nderthurje funksionale e zhanreve ku insertet dokumentare dhe fotografite e vjetra (puna ne shkolle, poligoni sportiv, mesimi praktik dhe kreativ, kurset e analfabetizmit, pamjet dhe veshjet monumentale te asaj kohe etj.) krijojne nje strukturim artistik qe i jep nje vlere te vecante ketij dokumentari. Ne kete linje autorja permes intervistave inkuadron personazhet qe ishin nder protagonistet me kryesore dhe te cilet me reminishencat e tyre emocionale na kthyen ne ngjarjet e asaj kohe.

Kamera e Adrian Avdiut krijon nje shprehje te kapshme dhe konkrete duke sugjeruar atmosferen e caktuar dhe shkallen e dramaticitetit. Ai krijon fotografi creative me detajet e punuara me perkushtim duke theksuar emocionet e personazheve te intervistes por edhe detajet precize qe pasqyrojne imazhin e zymte te nje shkolle qe ra ne heshtje. Prandaj eshte tejet e qelluar mbyllja e filmit me pamje te nxenesve qe ikin me vrap nga shkolla per te mos u kthyer me kurre. Eshte kjo nje shprehje metaforike qe provokon kesherine e shikuesit por ku me se shumti simbolizon psikologjine e deformitetit te shoqerise sone.

Koha Javore

Link: Albumi Fotografik nga Luljeta Avdiu Cura Facebook


YouTube Preview Image