Valdanosi sërish në tender të ri me Rivieren e Ulqinit

June 15, 2011   | Lajmet / Vijesti, Shtypi / Mediji

Tenderi për dhënie në shfrytëzim afatgjatë të Valdanosit, pjesën më atraktive të Ulqinin, do të përsëritet në  pjesën e dytë të prillit, ka paralajmëruar Komisioni Tenderues.
Tenderi i ri për dhënjen afatgjat me qira të kompleksit ushtarako-turistik Valdanos në Ulqin do të shpallet të hënën. Në mbledhjen e Komisionit të tenderit është precizuar se ofertat mund të dorëzohen brenda 90 ditëve pas shpalljes së tenderit.

Me ftesë publike për dorëzimin e ofertave do të ftohen investuesit ndërkombëtarë të deklaruar me aftësi financiare si dhe me përvojë në projektim , ndërtim, dhe afarizëm në komplekset e mëdha dhe të ndërlikuara turistike , thuhet në kumtesën e Komisionit të tenderit.

Komisioni Tenderues për Turizëm ka vendosur të hënën të shpallë dy tendera të rëndësishëm – shitjen e shumicës së aksioneve të ndërrmarrjes “Riviera e Ulqinit” dhe dhënien me qira afat-gjatë gjirit të Valdanos, thuhet në një deklaratë të Ministrisë së zhvillimit të qëndrueshëm dhe të Turizmit.
Në mbledhjen e djeshme të qeverisë, Komisioni miratoi një vendim për shitjen e 63,5273 për qind të kapitalit të shoqërisë së Ulqinit, dhe dhënies me qira afat-gjatë të tokës që është në pronësi të shtetit. Në tender është paraparë që toka në të cilën gjenden hotelet dhe objektet tjera, ofertuesit më të mirë ti jepen me qira për 90 vite, njofton portali Analitika.

Poashtu komisioni ka marrë vendimin që të shpall tenderë për dhënie me qira afatgjate, për 90 vite, për gjirin e Valdanosit në Ulqin.

Thirrje publike për këto tendera do të shpallen të hënën e ardhshme, me 20 qershor, me afat për dorëzimin e ofertave prej 90 ditësh.

RTCG / Promul Ulqin
YouTube Preview Image