Ulqini i gatshëm të mirëpresë turistët

June 19, 2011   | Lajmet / Vijesti

Nga Hatixhe Nelaj

Jemi në mesin e muajit qershor kurë edhe pritet që në Ulqin të kemi fluks më të madh të turistëve.Tashmë nuk bëhet fjalë për fillimin e sezonit turistik,sepse atë e kemi shpall të hapur që me festën e 1 Majit ku në qytetin tonë kanë qëndruar me qindra turist nga vendet e ndryshme. Njohësit e mirë të fushës së turizmit dhe njeriu i parë i komunës Hajdinaga janë më optimist se kurrë që do të kemi një sezonë rekorde.

Në ditën e sotme në komunën tonë sipas të dhënave që i kemi marrë nga Organizata Turistike e Ulqinit janë duke qëndruar 1.592 turist të lajmëruar, që është 21% më shumë se vitin e kaluar në të njëjtën periudhë.

Si gjithnjë sektori privat thithë numër më të madh mysafirësh, aty aktualisht janë të vendosur 960 turist,në objektet hoteliere 507 pushues,ndërsa kampe e pushimore 125 veta.

Këto ditë kanë filluar të dalin në terren edhe inspekcionet turistike për të evidentuar numrin e mysafirëve që janë duke qëndruar në shtëpia private.Të rikujtojmë që vite me rrallë ky është problem kyç,pra paraqitja e mysafirëve,kështu që asnjëherë nuk mund të dimë me saktësi numrin e tyre.

Në stacionin e Autobusëve sot kanë arritur 7 autobus,6 nga Kosova e një nga Serbia,në krahasim me vitin e kaluar kemi rënje në numrin e autobuseve.

Java që lamë pas në Shërbimin e Mbrojtjes u karakterizua me shpërthimin e disa zjarreve me karakter lokal. Kryeshefi i këtij shërbimi Flamur Sella deklaroi se ka të bëjë me 4 intervenime të karakterit lokal me përmasa të vogla. Ai njëherit apelon tek të gjithë qytetarët dhe mysafirët që janë duke pushuar në komunën tonë të kenë kujdes kurë përdorin lëndë djegëse, dhe paralajmëron se nga data 1 korrik hyn në fuqi urdhëri i kryetarit të komunës për ndalimin e zjarrit në sipërfaqe të hapura.

YouTube Preview Image
Hotel Mediteran Resort,Ulqini,Ulqin,Pushime,pushime ne ulqin.pushime te lira,akomodimet,hotelet,pishina,kondicioner,restorant peshku,restorant,disco klub,disco,beach voley,montenegro tour,eskurzion,hotel mediteran ulqin,festa,martesa,dasma,vera 2011,koncerte,sonica festival,plazha tropicana,plazha copakabana,MSM BEACH,MIAMI BEACH,