Anxhela Martini në Tiranë, flirton me Blerim Destanin

June 20, 2011   | Lajmet / Vijesti

Ka mbërritur si një yll i vërtetë në Tiranë, Anxhela Martini, vajza që para një viti kur u shpall “Miss Univers Albania 2010” pothuaj nuk njihej aspak. Por, për një kohë kaq të shkurtër as do t’ia kishte marrë  që fotot e saj ku shfaqej me një fustan ngjyrë vjollcë e pa të brendshme do të bënin xhiron e botës.

Vetëm pak ditë pasi supermodelja shqiptare Anxheala Martini, e cila prej disa vitesh jeton në SHBA, i la të gjithë me gojë hapur, ndërsa pozonte pa të brendshme. Ajo ka qenë e ftuar nga stilisti Joni Peçi në Tiranë, për t’i dorëzuar kurorën e “Miss Univers 2011”, të shtunën e kaluar në Tiranë, një tjetër vajze, fitueses Xhesika Berberi. Anxhela nuk mundi dot të mbërrinte në kohë në spektaklin “Miss Univers Albania” që po organizohej në “Tv Klan” me prezantimin e Bledi Strakoshës dhe partneres së tij 17- vjeçare Jona Spahiaj. Modelja humbi avionin në Gjermani, ndaj se bashku me mikun e saj janë detyruar të marrin avion privat për të mbërritur në Tiranë pas orës 21:00 të të premtes së kaluar.

Edhe pse nuk mundi dot të ishte në spektakël, ajo është takuar me organizatorët, vajzat konkurrente dhe fituesen Xhesika Berberi në after party-n e organizuar në club “Folie” në Tiranë, ku ishin mbledhur të festonin stafi i “Joni Peçi fashion group”. Për këtë eveniment kishte udhëtuar dhe fotografi me famë botërore, Fadil Berisha dhe shumë emra të njohur të artit, që ishin të pranishëm në jurinë përzgjedhëse, mes të cilëve dhe aktori i njohur Blerim Destani. Anxhela u shfaq sharmante në Tiranë dhe kësaj here, e veshur me një fustan të rëndë festash. Ndryshe kishte ndodhur në Amerikë disa ditë më parë, ku ajo gjatë evenimentit “CFDA Fashion Awards” prezantohej me një fustan vjollcë që më shumë i nxirrte në pah pjesët intime të trupit. Poshtë fustanit mund të shikoje çdo gjë, sepse ajo ishte pa të brendshme, shkruan mediat e ndryshme. Disa e komentuan si një pakujdesi të modeles për veshjen e saj, ndërsa të tjerë e komentuan si një strategji të fortë marketingu, pasi pothuaj të gjitha gazetat shqiptare i kishin në kopertinë fotot e modeles seksi. Fotot si fillim u publikuan në revistën prestigjioze italiane “GQ Italia” dhe më pas në të gjitha faqet e shtypit rozë. Dhe, me ardhjen në Tiranë, të gjithë miqtë nxitonin ta ngacmonin për famën e re të modeles, tashmë prezente në faqet gossip.

Gjithasht, ky udhëtim në Tiranë ka qenë dhe një mundësi e bukur që modelja të takohej me aktorin e njohur, Blerim Destani, i ftuari special i “Miss Univers Albania 2011”. Modelja ka pasur rast ta njohë aktorin më parë, ndërsa është takuar më shumë gjatë aktiviteteve të modës që ka organizuar Joni Peçi në Shqipëri, Kosovë apo Nju Jork. Nga ana tjetër, kësaj here, aktori Blerim Destani mund të quhej “djali i çmimeve”, pasi ditët e fundit ka qenë i pranishëm në Tiranë për të dorëzuar kupa, siç ndodhi në “Top fest 8” dhe më pas në “Miss Univers 2011”. Paparaci ynë ka arritur t’i fotografojë në momente flirti me njëri-tjetrin, pasi kishin konsumuar pak alkool. Anxhela udhëtoi drejt Tiranës me një mikun e saj amerikan, ndërkohë që ka kaluar disa momente argëtimi me aktorin e njohur dhe miq të përbashkët. Modelja shqiptare, pas prishjes së lidhjes së përfolur me këngëtarin Kanye West, është lidhur me një tjetër këngëtar, Craig David, me të cilin ka realizuar dhe një set fotografish me veshje të brendshme. Nuk dihet se çfarë ka më shumë me 23-vjeçares me origjinë nga Shkodra, Martini dhe 30- vjeçarit nga Tetova, Destani.

 

PanoramaPlus

YouTube Preview Image