Hana Cakuli performon në Londër

June 21, 2011   | Lajmet / Vijesti

Kengetares ulqinake, Hana Cakuli, duket se fillimisht nuk i mjaftoi Ulqini, pasi qe e vazhdoi karrieren e saj edhe ne Shqiperi dhe Kosove. Kurse tani, ajo ka bere nje hap tjeter te madh ne karrieren e saj duke performuar ne Britanine e Madhe.

Me daten 9 te ketij muaji, Hana kendoi live ne klubin “Runway” te Londres, nje klub me renome boterore, ku me pare kane performuar kengetare te famshem boterore si Katy Perry, Amy Winehouse, P. Diddy etj. Repertori me te cilin Hana eshte prezantuar kete mbremje eshte perbere nga hite te huaja dhe shqiptare.

Publiku ka qene i perbere kryesisht nga shqiptare, por edhe te rinj angleze, gje qe ka bere qe Hana te negocioje me pronare te klubeve te tjere ne Londer me qellim te vazhdimit te performimit te saj ne kete kryqender boterore.

Pervec Hanes, te njejten nate ne skenen e klubit “Runway” eshte ngjitur edhe Armend Fejzullahu I grupit “Votra”. Dy kengetaret jane shoqeruar nga instrumentistet Enis Paracki ne kitare, si dhe Gaga ne bateri dhe Buqi ne bas kitare.

Neve na mbetet vetem te mburremi me Hanen, kengetaren e re ulqinake e cila gjithnje e me shume po ngjitet shkalleve te karrieres se saj. Ajo tashme e ka tejkaluar nivelin lokal duke na perfaqesuar denjesisht me zerin e saj mahnites edhe ne skenen boterore.

Koha Javore
YouTube Preview Image

1