Klubi i Karatesë Ulqini mori pjesë në dy Turne ndërkombëtare të karatesë

June 21, 2011   | Sporti / Sport

Klubi i Karatesë “Ulqini” prëfundon sezonin e parë të garave me sukses të shkëlqyeshëm RAMA, NUHI DHE IBROÇI MË TË MIRËT

Më 18 dhe 19 qershor 2011 Klubi i Karatesë “Ulqini” mori pjesë në dy Turne ndërkombëtare të karatesë: në “Presheva Open” në Preshevë dhe në Turneun Memorial “Rrahim Curi & Behar Begolli“ në Podujevë të Kosovës. Klubi i Karatesë “Ulqini” në këto dy gara mori pjesë me tri garuese të cilat u kurorëzuan me 15 medalje: 10 të arta, 1 të argjendtë dhe 4 të bronzta. Antigona Rama u kurorëzua me 4 medalje të arta dhe 1 të bronztë. Tri medalje të arta dhe një të bronztë i fitoi në turneun në Preshevë, nga ato 1 të artë në disiplinën e luftërave individuale dhe në kata, 1 të artë në disiplinën ekipore në luftëra dhe 1 të bronztë në disiplinën kata ekipore, kurse në Podujevë u kurorëzua me medaljen e artë në displinën individuale luftëra. Venesa Nuhi u kurorëzua me 3 medalje të arta, 1 të argjendtë dhe 2 të bronzta. Dy medalje të arta, 1 të argjendtë dhe një të bronztë i fitoi në turneun në Preshevë, prej tyre nga 1 të artë i fitoi në disiplinën e luftërave individuale dhe në disiplinën ekipore dhe 1 të bronztë në disiplinën kata ekipore dhe individuale, kurse në Podujevë u kurorëzua me medaljen e artë në disiplinën individuale luftëra dhe me 1 të argjendtë në kata individuale. Hantie Ibroçi u kurorëzua me 3 medalje të arta dhe 1 të bronztë. Dy medalje të arta dhe një të bronztë i fitoi në turneun në Preshevë, prej tyre 1 të artë në disiplinën e luftërave individuale, 1 të artë në disiplinën ekipore në luftëra dhe 1 të bronztë në disiplinën kata ekipore, ndërsa në Podujevë u kurorëzua me medaljen e artë në displinën individuale në luftëra. Garueset tona u dalluan në të gjitha disiplinat ku morën pjesë duke qenë më të mirat. Posaçërisht u dalluan në disiplinën ekipore në luftëra, ku ishin dukshëm më të mira se të gjitha ekipet e tjera. Me këto dy gara Klubi i Karatesë “Ulqini” përfundon sezonin e parë të garave për vitin 2011 duke arritur suksese të mëdha në arenat shtetërore dhe në ato ndërkombëtare. Aktivitetet e ardhshme të Klubit të Karatesë “Ulqini” do të jenë disa seminare që do t’i organizojnë në Ulqin. Në fund të këtij muaji do të mbahet seminari tradicional i klubit “Vera 2011”. Përveç tij do të mbahet edhe seminari ndërkombëtar i karatesë në organizimin e Klubit të karatesë “Buduqnost” nga Podgorica dhe Klubit të karatesë “Ulqini”. Ky seminar do të mbahet nga data 1 gusht, në të cilin do të marrin pjesë klube të karatesë nga Franca, Spanja, Luksemburgu, Austria, Kosova, Serbia etj.

Shërbimi informativ i Klubit të Karatesë “Ulqini”

Ruzhdi Rama Facebook