U mbajt edicioni i 19-të i veprimtarisë tradicionale letrare Calimera, art festival

June 21, 2011   | Kulturë / Kultura

Një hap drejt manifestimit të vërtetë ndërkombëtar

Të ftuarit e këtij edicioni kanë qenë shkrimtarët e njohur shqiptarë, Agron Tufa dhe Mimoza Ahmeti, të cilëve iu është kushtuar mbrëmje e posaçme autoriale, si dhe shkrimtari amerikan për fëmijë, V. Gilbert Beers, të cilin lexuesi shqiptar e njeh përmes dy librave të tij të përkthyer në gjuhën shqipe. Në kuadër të kësaj veprimtarie, mbrëmjen e tretë është bërë përurimi i librit „Pet albanskih knjizevnika u Crnoj Gori“.

Edicioni i 19-te i manifestimit tradicional letrar „Calimera, art festival“ (Kalimera Poetike), i cili organizohet nga Shoqata e Krijuesve „Art Club“, tuboi nga data 9-11 qershor ne Ulqin emra te shquar te letersise shqipe, por edhe asaj boterore. Te ftuarit e ketij edicioni kane qene shkrimtaret e njohur shqiptare, Agron Tufa dhe Mimoza Ahmeti, te cileve iu eshte kushtuar mbremje e posacme autoriale, si dhe shkrimtari amerikan per femije, V. Gilbert Beers, te cilin lexuesi shqiptar ka pasur rast ta njohe permes dy librave te tij te perkthyer ne gjuhen shqipe. Ne kuader te kesaj veprimtarie, mbremjen e trete eshte bere perurimi i librit „Pet albanskih književnika u Crnoj Gori“, botim i Shoqates „Art Club“, ku jane perkthyer ne gjuhen malazeze pjese te krijimtarise se shkrimtareve Asllan Bisha, Ibrahim Berjashi, Fran Camaj, Haxhi Shabani dhe Anton Gojcaj. Ne fjalen e tij pershendetese, ne ceremonine e hapjes se manifestimit “Calimera 2011, art festival”, kryetari i Shoqates se Krijuesve “Art Club”, mr. Haxhi Shabani, ka folur per rrugetimin e ketij manifestimi gjate 19 vjeteve te tij. “Neper kete veprimtari kane defiluar shkrimtaret e poetet me te mire shqiptare, nga Mali i Zi e me gjere. Dhe jo vetem kaq, kjo veprimtari letrare ka qene edhe nje lloj shkolle e studimit te letersise se sotme, fale konceptit te saj te portretizimit te autoreve me te spikatur te leterise”, ka thene ai.  Shabani ka folur edhe per transformimin e Kalimeres, “nga nje takim spontan te poeteve, me pjesemarrjen e rreth 15 poeteve per cdo takim, ne nje manifetim letrar e figurativ me autore te zgjedhur deri ne nje festival artistik ne permasa nderkombetare”. Ai ka thene se para “Calimera”-s jane dy sfida themelore. “Sfida e pare, qe ka filluar ta perballoje eshte shnderrimi i saj ne veprimtari te permasave jo vetem shqiptare, por edhe shumegjuhesore, perkatesisht nderkombetare”, ka theksuar Shabani.  Sfida tjeter e Calimeres, sipas tij, eshte qe ajo “te behet veprimtari me financim stabil nga burime qeveritare ne nivel qendror dhe vendor, duke u shnderruar ne veprimtari te pavarur dhe duke hyre ne kalendarin e veprimtarive me rendesi te vecante ne Malin e Zi, status qe ‘Calimera’ e meriton, fale tradites e cilesise, fale specifikave dhe te ardhmes jo vetem per kulturen e shqiptareve ne Malin e Zi dhe ne pergjithesi, por edhe vete shtetit te Malit te Zi”.

Poezia e Tufës, perceptim jo racional i reales

Mbremja e pare e veprimtarise “Calimera, art festival” i eshte kushtuar krijimtarise se shkrimtarit Agron Tufa, i cili konsiderohet si njeri nder shkrimtaret me te mire te letersise se sotme shqipe. Poeti dhe studiuesi, Azem Qazimi, duke folur per krijimtarine e Tufes, ka thene se poezia e tij shenjohet nga nje martese e lumtur e teknikes se perkryer me gjuhen e perpikte, kumbimin e paster dhe figurat e tejpashme. “Ajo, si cdo poezi e njemendte, karakterizohet nga nje perceptim i ri, jo racional, i reales, nga nje esencializim shprehes qe i bie ndesh haperdarjeve romantike, nga nje gjuhe qe nuk eshte vetem mjet, por mbi te gjitha akt i njohjes te se panjohshmes”, ka thene Qazimi. Ai ka theksuar se Tufa si poet eshte nje vazhdues, por vetem ne kuptimin qe ai shkruan poezi te denja per traditen me te mire poetike shqipe.  “Poezia e tij, edhe kur nuk del jashte metrikes tradicionale, shenjohet nga risi formale qe e pozicionojne ne krye te orvatjeve per riperteritjen dhe cprofanizimin e saj. Ajo, shpesh, ve ne jete nje thjeshtezim ironik dhe nje ulje te tonit, qe i bie ndesh emfazes karakteristike te poezise shqipe”, ka thene studiuesi Qazimi. Shkrimtari Agron Tufa, i cili ndodhej per te paren here ne Ulqin, ne bashkebisedim me dr. Sabina Osmanoviq, ka folur per krijimtarine e tij, letersine, perkthimin si nje prej dashurive te tij etj. Ai ka treguar se ka nje marredhenie shume te vecante me perkthimin. “Njohja me e larte e nje autori, e nje poeti ne rastin konkret, eshte njohja jo nepermjet leximit, por sidomos kur kalon proven e perkthimit. Dhe kete habi, kete mahni estetike, perkthimi e ka. Ka nje shtyse qe te ben ta perkthesh”, ka thene Tufa. Ne vijim, Tufa ka treguar se pse krahas te krijimtarise se tij, i ka kushtuar perkthimit nje vemendje shume te madhe. “Une i kam kushtuar perkthimit nje kujdes dhe kam ndertuar marredhenie njelloj si me prozen time, poezine time origjinale. Jam perpjekur te pakten te ngre prestigjin e gjuhes shqipe. Eshte nje gje shume me bujare qe permbush edhe misionin ne teresi te kultures kur ti perpiqesh qe kete mahni dhe kete sensacion estetik ta bashkepjesetosh me tjetrin, ta besh prone te te gjitheve”, ka thene nder te tjera ai.

Beers, autori i rrëfenjave me mision edukativ

Ne edicionin e sivjetshem te “Calimera, art festival”, per te paren here ka marre pjese nje shkrimtar amerikan duke permbushur ne kete menyre njerin prej synimeve te kesaj veprimtarie qe te shnderrohet ne manifestim me karakter vertet nderkombetar. Kete “privilegj” e ka pasur shkrimtari amerikan V. Gilbert Beers, autor i mbi 160 librave, prej te cilave 100 jane libra per femije, duke perfshire edhe dy librat e perkthyera ne gjuhen shqipe “Tregime per cdo kohe” dhe “Aventurat e arinjve te Arilendit”.  Librat e tij kane hyre mbi 100 here ne listen e librave bestseller. Mbi 90 libra te tij jane perkthyer ne 34 gjuhe boterore. Ne takimin e tij me publikun, ne diten e dyte te manifestimit “Calimera, art festival”, Beers ka mbajtur nje ligjerate ku ka folur per rendesine e edukimit te drejte te femijeve dhe arsyet qe e kane shtyre ate qe pjesen me te madhe te krijimtarise se tij t’ia kushtojne pikerisht kesaj moshe.

Perkthyesja e librit “Aventurat e arinjve te Arilendit” ne gjuhen shqipe, Diana Rexha, ka treguar per njohjen me shkrimtarin Beers dhe krijimtarine e tij, si dhe pervojen e saj te perkthimit te librit “Aventurat e arinjve te Arilendit”. “Kontakti im i pare me autorin ishte permes librit. Gjate kohes qe kemi jetuar ne SHBA, dy femijet tane ishin te vegjel dhe nga frika qe mos ta harrojne gjuhen shqipe, cdo mbremje para gjumit u lexoja ndonje perrallez apo tregim te shkurter. Me kohe, librat ne gjuhen shqipe m’u mbaruan, e meqe nuk kam aq imagjinate te bujshme, me duhej ndihma e autoreve per femije. Bashkeshorti im nje dite me solli nje nga titujt e shkruar nga autori Gilbert Beers. Tregimet ishin te shkurtra, me personazhe simpatike dhe secili ne fund mbaronte me ndonje mesazh edukativ. Femijet ne vend qe t’i merrte gjumi, kerkonin gjithnje e me shume t’u lexoja. Keshtu, pas ketij libri te pare, kerkova ndonje liber tjeter te po ketij autori. Nuk ishte aspak e veshtire te gjeje tituj te shkruar nga ai”, ka thene ajo. Per kritikun letrar Anton Gojcaj, tregimet e librit “Aventurat e arinjve te Arilendit” jane rrefenja te bukura me mision edukativ. “Keto tregime ofrojne edhe nje gershetim tjeter, te artit letrar me edukaten, me pedagogjine. Ne krijimtarine e ketij autori, pa marre parasysh sa e bukur dhe e lezetshme – letersia eshte “sherbetore” e devotshme e pedagogjise! Jane tregime me humor te kendshem, madje me thellesi kuptimore, por bukuria e tyre gjithmone kontrollohet nga qellimet konkrete edukative qe projektohen, permes shembelltyrave”, ka thene ai.

Poezia e Ahmetit, poezi që buron nga fenomenologjia e sensualitetit

Mbremja e dyte e “Calimeres” i eshte kushtuar poetes Mimoza Ahmeti, per krijimtarine e se ciles ka folur studiuesi dr. Kujtim Rrahmani. Ai ka thene se poezia e Mimoza Ahmetit ka pushtuar hapesira poetike te virgjera per letrat shqipe. “Ajo iken nga skema e literaritetit te lamentit edhe pse ka ndjeshmerine per te ndodhurat dhe te kaluaren. Pike se pari, ajo ka shqisen e poezise se jetes; shqisen e prekjes me jeten”, ka thene Rrahmani. Per studiuesin nga Kosova, poezia e Mimozes buron nga fenomenologjia e prekjes dhe e sensualitetit, pertej skemave racionale. “Prandaj ne kuptimin e figures letrare ajo ndjehet e akomoduar mire brenda paradoksit dhe figurave te peraferta me te, ne rrugen e poezise qe con kah vetvetja, kah personalja si ndjenje e mendim, si te ngjare e te pangjare, si fuqi e lojes”, ka thene Rrahmani. Ne bashkebisedim me moderatorin e mbremjes, mr. Haxhi Shabani, vete poetja Mimozy Ahmeti eshte “rrefyer” para publikut jo vetem per letersine, por edhe per pjeset e tjera te jetes se saj, duke pranuar se ajo cfare ka bere pervec letersise, si te kenduarit, pjesemarrja ne veprimtari te ndryshme, e ka zbehur nganjehere imazhin e saj si poete.

Përurohet libri “Pet albanskih knjizevnika u Crnoj Gori”

Dita e trete e edicionit te sivjetshem te “Calimeres” ka filluar me takimin e shkrimtareve te ftuar dhe te nje grupi te shkrimtareve vendas, ne Oren e poezise, e cila eshte mbajtur ne Liqenin e Shasit, ku shkrimtaret kane lexuar pjese nga krijimtaria e tyre. Nderkaq ne mbremje eshte bere perurimi i librit “Pet albanskih knjizevnika u Crnoj Gori”, nje perzgjedhje ne gjuhen malazeze e krijimtarise se shkrimtareve Asllan Bisha, Ibrahim Berjashi, Fran Camaj, Haxhi Shabani dhe Anton Gojcaj.  Shkrimtari dhe kritiku letrar Andrej Nikolaidis ka thene se perzgjedhja e titulluar “Pet albanskih knjizevnika u Crnoj Gori” perben nje liber serioz, te perkthyer me mjeshteri ne gjuhen malazeze i cili do ta njohe me ne fund lexuesin me bukurine e fshehur te letersise shqipe ne Mal te Zi. “Behet fjale per arken e cila ruan thesaret: por celesi i kesaj arke nuk eshte i fshehur, sic ndodhe zakonisht, por iu eshte dhene ne dore te gjithe lexuesve te ketij libri”, ka thene ai. Studiuesi Arben Prendi ne recensionin e tij per kete liber thekson se “vepra letrare e ketyre autoreve pervec vlerave dhe vecorive te mirefillta estetike nder te tjera shtron edhe nje here problemin e pranishem ne historine e letersise sone kombetare, qe ndonje studiues e paraqet deri edhe ne formen e pyetjes: Sa letersi shqiptare ka? Letersi e shqiptareve brenda territorit adminstrativ, letersi e shqiptareve ne Mal te Zi, letersi e shqiptareve ne Maqedoni, letersi e shqiptareve ne Kosove, letersi e shqiptareve ne diasporen tjeter shqiptare?” Sipas tij, “do te ishte paradoksale nese lexuesi shqiptar do ta lexonte letersine shqiptare qe shkruhet ne Kosove, Mal te Zi, Maqedoni, diaspore si letersi “e huaj” apo anasjelltas lexuesi i atjeshem letersine qe shkruhet ne Shqiperi si letersi “e huaj”, si letersine italiane, angleze, malazeze, maqedone, kroate etj.”. Per librin dhe rendesine e perkthimit te tij ne gjuhen malazeze kane folur edhe drejtori i Qendres per Ruajtjen dhe Zhvillimin e Kultures se Pakicave, Mirsad Muliq, si dhe shkrimtaret krijimtaria e te cileve eshte perfshire ne kete permbledhje Ibrahim Berjashi, Anton Gojcaj dhe Haxhi Shabani. Gjate mbremjes eshte shfaqur po ashtu edhe nje dokumentar i shkurter qe flet per lindjen dhe zhvillimin e letersise shqipe ne Mal te Zi. “Calimera, art festival” konsiderohet nder ngjarjet me te rendesishme kulturore per shqiptaret ne Malin e Zi dhe me gjere, qellimi kryesor i se ciles eshte te promovoje krijimtarine me te mire letrare shqiptare, por edhe te huaj.

i.k.
Koha Javore
YouTube Preview Image