Iniciativa për miratimin e Propozimit të qëndrimeve dhe përfundimeve për lokalitetin e Valdanosit

June 23, 2011   | Shoqëria / Društvo

Thellësisht të shqetësuar për panjohurit që ndodhen në lidhje me lokalitetin e Ullishtës së Valdanosit, e për të cilët këshilltarët e kuvendit komunal nuk janë të njoftuar, Forca ka nis iniciativën për miratimin e Propozimit të qëndrimeve dhe përfundimeve të Kuvendit Komunal të Ulqinit për lokalitetin e Valdanosit.

Propozimi i këtij akti është i përgatitur dhe dorëzuar Kuvendit në përputhje me ligj dhe Statutin e Komunës, dhe mendojmë që nuk ekziston asnjë pengesë që kjo pike të vihet në rend dite ashtu që të diskutohet dhe të bihen përfundimet e Kuvendit të Komunës së Ulqinit e që kanë të bëjnë më këtë pjesë të rëndësishme të territorit të komunës së Ulqinit.

Për nevojën e mbajtjes së mbledhjes së Kuvendit dhe marrjen e qëndrimeve dhe përfundimeve për këtë pyetje na obligon vendimi i Kuvendit të Komunës së Ulqinit i miratuar njëzëri me 30.03.2007 me të cilin Kuvendi njëzëri vendosi që prona në ullishtën e Valdanosit të kthehet pronarëve të mëparshëm.

Që diskutimi të jetë sa më kualitativ dhe përfshira e numrit sa ma të madh të pronarëve dhe qytetarëve të interesuar, OJQ-ve dhe intelektualëve të pavarur kemi propozuar që si faktor të shoqërisë, në rast që të bëjnë kërkesë të përshtatshme në përputhje me Statutin dhe Rregulloren e Kuvendit ti mundësohet prania e përfaqësuesve të tyre ne Kuvend.

Shërbimi për informim i Forcës