Në Ulqin dyfishohet numri i turistëve

June 24, 2011   | Ekonomia / Ekonomija, Lajmet / Vijesti

Nga Hatixhe Nelaj
Temperaturat e larta që mbizotrojnë këto ditë ,mbyllja e shkollave ,kanë sjellë edhe fluks më të madh turistësh që indikator më i mire është numri i turistëve që kanë hyrë në pikën kufitare Sukubinë gjatë 24 orëve të fundit.

Nga udhëheqësi  policisë kufitare Svetisllav Filipoviq  njohftohemi se mbrenda 24 orëve në këtë pike kufitare kanë hyrë 5.172 udhëtar,që është 30.39% më shumë se vitin e kaluar në të njëjtën periudhë.Ndërkaq në këtë pikë kufitare brenda një dite kanë hyrë 25.81% më shumë autovetura.

Në ditën e sotme në komunën tone janë duke qëndruar 3.084 mysafir të regjistruar,që është 56% më shumë se vitin e kaluar në të njëjtën periudhë.

1,960 turistë kanë zgjedhur shtëpiat private për të pushuar,ndërkaq në objektet hoteliere janë të vendosur 925 turist.Një numër më i vogël i turistëve është strehuar në kampe dhe pushimore gjithsejt 200 veta.

Mbase premtimet e zyrtarëve të lartë të komunës,dhe njohësëve të mirë të fushës së turizmit ,se  këtë vit do ta thejmë rekordin me numrin e turistëve, ka gjasa të realizohet,nëse bazohemi në fjalën e urtë popullore”Dita e mire shihet në mëngjes”

Siç duket Ulqini vazhdon të jetë destinacion i preferuar i turistëve nga Kosova dhe ata i mbetën besnik Ulqinit,ndonëse sipas targave të makinave, këtë vit kemi një strukture të përzier të mysafirëve.Për të kaluar pushimet verore këtë vit ka paralajmërime se do të kemi numër më të madh të mysafirëve nga Bosnja e Hercegovina,Maqedonia,Polonia Çekia,Gjermania e vende të tjera të rajonit.

Për një sezonë të sukseshme janë të angazhaur të gjithë institucionet që janë ngusht të lidhur me këtë vepritari,si Komuna e Ulqinit,policia,Shërbimi i mbrojtjes dhe sigurisë,Ndërmarrja Komunale Publike,Shtëpia e Shëndetit,por janë mobilizuar edhe të gjithë shërbimet shoqërore.

Nga Shërbimi i Mbrojtjes dhe Sigurisë njohftohemi se ka qenë një javë e qetë,është intervenuar në shuarjen e 4 zjarreve që kanë pasur karakter lokal,por njëherit nga ky Shërbim apelojnë tek të gjithë qytetarët e komuns,dhe pushuesit, të kenë kujdes në përdorimin e lëndeve djegëse.Rikujtojmë që me 1 korrik hyn në fuqi urdhëri i kryetarit të komunës për ndalimin e zjarrit në sipërfaqe të hapur.

Edhe në Shtëpinë e Shëndetit në Ulqinin njohftohemi nga Drejtori i këtij institucioni shëndetësor  gani Karamanaga se i kanë bërë të gjitha përgatitjet e duhura për sezonin veror që të përballojnë fluks më të madh të pacientëve qoftë perms personelit,por edhe perms mjeteve të nevojshme.

Ndërkaq nga Stacioni i Autobusëve në Ulqin njohftohemi se këtu sot në mëngjes kanë arritur 9 autobus, në përgjithësi nga Kosova.Në krahasim me vitin e kaluar këtu kemi një rënje të numrit të udhëtarëve.

Inspekcionet turistike janë në terren dhe nga organet kopetente paralajmërojnë masa më rigoroze për qiradhënësit e dhomave të cilët nuk i paraqesin mysafirët e vet.

YouTube Preview Image
2