Bjordi dhe Adela vendosin te lene Shqiperine per Italine

June 26, 2011   | Lajmet / Vijesti

Kane punuar fort per nje projekt qe ne te gjithe e kemi ndjekur me aq vemendje sic ishte edicioni i dyte i “Dancing with the stars”, i cili vijoi transmetimin per 12 jave, ku ne fund fitoi aktori i njohur kosovar, Enver Petrovci. Por, natyrisht, nje element i rendesishem qe na bente ta ndiqnim me shume endje ishte dhe pjesemarrja e ciftit aq te pelqyer sic jane Bjordi Mezini dhe Adelajada Xhamani. Dy te rinjte benin forumin dhe strishat e mbasdites se ketij programi, duke na sjelle pak nga mbrapakuintat e VIP-ave ne gare se bashku me balerinet perkates. Eshte interesante ne fakt te shikosh dy te rinj te cileve u rrine nga mbrapa gazetare e fotografe per te mesuar gjithcka mbi jeten e tyre, t’i shohesh te bejne te njejten gje me personazhe te njohur te ekranit. Kjo, sepse Bjordi dhe Adela e duan shume boten e televizionit dhe gjithcka qe bejne atyre u shijon shume. Kjo eshte edhe nje mundesi e mire qe te jene ne kontakt me te gjithe ata fansa qe i kane ndjekur per tre muaj qendrimi ne “Big Brother”, por qe vijojne ende te jene kurioze per cdo gje qe ben cifti.

Natyrisht, mbas mbarimit te “Dancing with the stars”, ne ishim kurioze te mesonim se cilat do te ishin angazhimet verore te Bjordit dhe Adeles. Ata gjate kesaj kohe jane marre me shume projekte te tjera, te dy bashke ose ne menyre individuale. Ketu vlen te permendim programe ne radio, shkrime ne gazeta e revista te ndryshme, projekte ne ekrane qe kane mbetur ende ne leter etj. Pra, mund te thuhet me plot goje qe ata kane shume interesa dhe pasione. Dhe, nderkohe qe ne po prisnim te mesonim se cili do te ishte hapi i radhes, ja ku na vjen nje lajm qe na le pa fjale, Bjordi dhe Adela vendosin te lene Shqiperine. E themi kete, sepse miq te ciftit na kane rrefyer qe prej kohesh ata kishin vendosur te kalonin pushimet ne Itali, por kur mesuan se ata kane boshatisur shtepine ku jetonin duke e dorezuar ate, te le te mendosh se qendrimi i tyre ne Itali do te jete i gjate. Pikerisht tani qe mamaja e Bjordit vendosi te kthehet ne Tirane pet te qene sa me prane te birit, Bjordi i cili nuk pranonte kurrsesi te kthehej ne Itali pasi jeta ketu i pelqente, me sa duket ka nderruar mendje. Te henen, cifti eshte nisur ne Lecco, vend ku Bjordi ka jetuar me familjen e tij per rreth 20 vite, ku jeton aktualisht edhe familja e Adeles. Me pas, ata do te bejne pushimet ne plazhin luksoz te Sardenjes dhe me shume gjasa pritet qe te kene ndonje angazhim tjeter qe nuk ka te beje thjesht me pushimet, por me ndonje projekt te mundshem. Ne pamundesi per te kontaktuar me ciftin e sqaruar dicka, ikja e tyre duke lene edhe shtepine, mbetet mister dhe te krijon idene se ky largim fsheh dicka, e cila shpresojme te jete e mire per ta.

Panorama Plus