Ulqinakët presin fluks të madh të pushuesve – Video

June 26, 2011   | Lajmet / Vijesti, Shoqëria / Društvo

Ulqin, 26 qershor – Ulqini ka hapur sezonin turistik për vitin 2011. Këtë sezon turistik, ky qytet bregdetar do të jetë destinacion i pushuesve jo vetëm kosovarë, por edhe nga shumë vende tjera nga rajoni dhe Evropa.

Për shembull, gjatë ditëve që grupi i gazetarëve nga Kosova qëndroi në Ulqin, në hotelin “Mediteran” zbarkoi një grup prej rreth 100 turistëve nga Polonia, raporton KTV-ja.

Krizat politike që po kalojnë disa vende afrikane, si Egjipti e Tunizia, e pastaj edhe destabiliteti politik në Greqi, bëjnë që Ulqini sivjet të thyejë të gjitha rekordet e turizmit.

Por, kryetari i këtij qyteti bregdetar, Gëzim Hajdinaga përmbahet derisa flet për turizmin në qytetin e tij.

Në anën tjetër, pronarët e plazheve si “MCM”, “Copacabana”, “Safari” e “Toni Grill” thonë se çmimet do të jenë të pranueshme, krahas cilësisë që do të ofrojnë për pushuesit.

Përpos plazhit, ata që kanë vendosur ta vizitojnë këtë qytet me histori dhe kulturë mund të shijojnë edhe vende të bukura me traditë si Kalaja, e cila vazhdon ta ruajë të kaluarën e saj.

Koha Net

YouTube Preview Image