Grupi Folklorik nga Shestani merr pjes ne festivali i 5-të kombëtar për Çamërinë në Sarandë

June 29, 2011   | Kulturë / Kultura, Lajmet / Vijesti

SARANDË- Ka ulur siparin Festivali i 5-të kombëtar i Këngës dhe Valles për Çamërinë, që u zhvillua për tre netë me radhë në qytetin e Sarandës.
Festivali dedikuar folkut të Çamërisë ishte për të pestin vit radhazi në qytetin bregdetar dhe në të morën pjesë mbi 1000 artistë, 30 ansamble e grupe artistike nga të gjitha trojet shqiptare.
Në këtë festival madhështor,  marrin pjesë grupe të ndryshme muzikore nga mbarë hapësirat shqiptare. Sipas drejtuesve të festivalit, pjesëmarrjen në këtë eveniment të rëndësishëm të muzikës shqiptare e kanë konfirmuar shumë mysafirë nga Kosova, Maqedonia Mali i Zi dhe Çamëria.

Në ket festival shestanasit e rinj të tubuar në Grupin Folklorik “Buzuku” u paraqitën në skenë  për herë  të parë me veshjen e tyre popullore ne qytetin e Sarandës.
Nga këto tre ditë e Grupit Folklorik “Buzuku” nga Shestani, ku kto djelmosha e kësaj treve, mendoj se se na dhanë një mesazh:   cilësimi i vetes si shqiptar, me gjuhën e vet, nga më të lashtat e botës, me kulturën dhe artin, ashtu si edhe me historinë e tyre shumëmijëvjeçare. Dua të besoj se brezat e ardhshëm  të Shestanit  kanë filluar  ta kuptojnë një herë e përgjithmonë  se e kaluara e të parëve të tyre shqiptarë  i obligon dhe i detyron të duan kombin,  të ruajnë dhe të flasin gjuhën shqipe, të kultivojnë kulturën dhe traditat, duke i krijuar mundësi vetvetes që të ruajnë kurdoherë identitetin tonë kombëtar si një popull i vjetër i Evropës, krahas popujve  të qytetërimit të lashtë të kontinentit plak. Nëse veprojnë kështu ata do të bëhen njerëz fisnik, do të pasurojnë shpirtin dhe mendjen. Festivali i 5-të kombëtar i Këngës dhe Valles për Çamërinë qe ngjarje e madhe kulturore, e cila pati jehonë të  paparë te popullata vendase, dhe jo vetëm.
Organizator i këtij eventi të rëndësishëm artistik në jug të vendit ishte Unioni Artistik i Kombit Shqiptar me president Azgan Haklajn, ndërkohë që u mbështet edhe nga PDIU.
Artistët pjesëmarrës përcollën mesazhin se trashëgimia kulturore e Çamërisë dhe e kombit shqiptar ruhet me mjaft dashuri tek brezi i ri, të cilët me përkushtim sollën vlerat e artit popullor dhe pasurive shpirtërore të trevave shqipfolëse.
Në fund, juria e festivalit vlerësoi me çmime të para Ansamblin “Krahu i Shqiponjës” Vlorë dhe grupin artistik të Konispolit, ndërkohë që janë vlerësuar me çmime të veçanta shoqëri të ndryshme artistike nga trevat shqiptare, solistë dhe instrumentistë pjesëmarrës në këtë aktivitet.
Foto Jozo Nrekic Facebook


YouTube Preview Image