Hajdinaga pret në vendkalimin kufitar Sukubinë-Muriqan Presidentin shqiptar z. Bamir Topin

June 29, 2011   | Lajmet / Vijesti, Shtypi / Mediji

Kryetari i Komunës së Ulqinit Gëzim Hajdinaga do të presë në orët e pasditës në vendkalimin kufitar Sukubinë-Muriqan Presidentit shqiptar z. Bamir Topi i cili do të marrë pjesë në punimet e Samitit të liderëve të Evropës Jug-Lindore që zhvillohet në qytetin e Budvës.

Ndërkohë të nesërmen Hajdinaga në cilësinë e nikoqirit do të shoqërojë Presidentin Topi në Ulqin. Për kreun e shtetit dhe bashkëpunëtorët e tij është përgatitur një program i detajuar.

Presidenti i Shqipërisë z. Bamir Topi ka qëndruar disa herë në Ulqin ku ka pasur dhe takime me homologun e tij Presidentin e Malit të Zi z. Filip Vujanović

 

Municipality of Ulcinj / Ulqin
Arsllan Hajdinaga

1