Rruga Ulqin – Sukubin premtim i Gëzim Hajdinagës

June 29, 2011   | Lajmet / Vijesti, Opinione

Kryetari i komunës së Ulqinit para kryeministrit të Malit të Zi,z.Igor Lukshiq vlerësoi shumë të rëndësishme lidhjen e  segmentit rrugor Ulqin – Sukubin me rrugën e kufirit me Shqipërin,Muriqan  për zhvillimin e kësaj zone, duke theksuar se ndërtimi i këtij segmenti është një premtim i mbajtur i qeverisë.

Kryetari Hajdinaga u shpreh se rruga Ulqin – Sukubin – Muriqan shumëfishon marrëdhëniet tregtare,turistike dhe marrëdhëniet e gjithanshme me Shqiperin,Kosovën dhe Maqedoninë.“Rruga Ulqin – Sukubin – Muriqan do të jetë rruga e fluksit të madh turistik”, vijoi kryetari i komunës së Ulqinit me një fluks turistëve në ditën e sotme prej 6000 kalimeve kufitare në ditë.

Kryetari Hajdinaga vuri në dukje se është prioritet dhe se eshtë shpallur tenderi per ndërtim e sipër të rruges që  lidh Ulqinin me Sukubin.Kjo rrugë lidh Ulqinin me tregun e Shqiperisë,Kosovës dhe Maqedonisë, pra hap një perspektivë të madhe zhvillimi ekonomik për qarkun e Anës Malit. “Me përfundimin e kësaj rruge Ulqini do të ketë lidhjet më moderne më Tiranën, Prishtinën, Shkupin”, theksoi Kryetari Hajdinaga.

Së pari,Kryetari Hajdinaga i dha mirënjohjen më të thellë kryeminstrit Lukshiq dhe  ju falënderoj për mbështetjen e madhe që na dhatë në zhvillimin e këtyre projekteve madhore për zhvillimin e komunës së Ulqinit.

Rruga e Ulqin – Sukubin duhet të ceki se është shndërrimi në realitet i një ëndrre të banorëve të këtyre zonave të Anës së Malit, të të gjithë shqiptarëve të trevave të tjera, të lidhura shpirtërisht dhe pazgjidhshmërisht me Kosovën, me Maqedonin dhe mbarë Shqipërinë.

Rruga Ulqin – Sukubin – Muriqan do të jetë rruga e fluksit të madh turistik. Këtë verë qindra e mijëra qytetarë me origjinë shqiptare dhe jo shqiptare, kanë kaluar pushimet në brigjet e detit të Ulqinit. Ne shprehim mirënjohjen më të thellë ndaj tyre dhe bëjmë zotimin  solemn se do të bëjmë çdo gjë që atë ta përfundojmë rrugën mbrenda këtyre viteve,në mënyrë që turistet  të vijnë në Ulqin në kushtet më komode.

Por ju i meritoni të gjitha premtimet dhe realizimin e tyre, ndaj unë ju jap fjalën ju se çdo premtim që kam dhënë para jush, do ta shndërroi në realitet tha Hajdinaga.

Lajme nga Ulqini
YouTube Preview Image

2