Show Bizzi i Shukit në Ulqin

July 3, 2011   | Lajmet / Vijesti

Shuki pas reality show,”VIP shpia” i pari në këtë stil në boten shqiptare me të cilën ka zgjuar kërshëri tek shumë adhurues në Kosovë dhe gjetiu, ka vendosur që me gjithë pushimet e t’ia tashmë tradicionale për këtë show-man në Ulqin, ka vendosur që gjatë gjithë sezonit turistik të vazhdoi me show biznes në Ulqin.

Ai tani ka marr me qera terasën më të madhe “Holegro” në plazh të vogël të Ulqinit me kapacitet prej 500 ulëseve, me pretendimin që do të ketë sukses dhe do të jetë krejt diçka ndryshe nga të gjitha organizimet e deritashme me muzikë që janë organizuar në Ulqin.

Shuki për “Kosova Info” thotë se “do të organizoi mbrëmje me muzikë të mirëfilltë të tipit të “Latino Band-it” dhe do të kam çmime shumë të arsyeshme sidomos çmime të arsyeshme për të rinjtë, në mënyrë që mos të jen çmimet e paarsyeshme, shkas për të mos u ndier klientët rehat dhe që të kanë mundësi që të shijojnë vlera sa ma shumë”.

Në pyetjen tonë, se a mendon se mund që edhe mos të ketë sukses pasi që tani të rinjtë edhe kosovaret në përgjithësi sidomos mërgimtaret janë mësuar të dëfrehen me muzikë “tallava” të tipit “Meda”?… Shuki shprehet se kur shqiptaret kanë dëgjua muzikë të mirë nuk kanë dit fare për këtë fenomen të këtij lloji të keq të kësaj muzike… por kur e futen në modë këngëtaret tanë këtë stil të muzikës rome atëherë filloi me të madhe të dëgjohet ky lloj absurdë i muzikës…populli e han krejt atë çka i servon, vazhdon Shuki.

“Pikërisht un kam marr guxim dhe nuk kam as fije dyshimi të hezitoi që nuk do të kem sukses sepse është kohë e fundit që popullit t’i servojmë diçka të mirë ku ata me lehtësi dhe me dashuri do ta pranojnë të mirën”, shprehet Shuki. Dhe mendoi që do ta mund të keqen me të mirën dhe shumë shpejt do të harrohet tallavaja pasi që më nuk do të jetë në modë.

Kosova Info

http://cdn9.fliqz.com/bca2a1bd98324f429cf68c31ef3b2269.flv