Tre çmime për fëmijët e Ulqinit – në konkursin “Kolor 2011″Berat – Video

July 3, 2011   | Shtypi / Mediji

Një grup i fëmijë nga Ulqini të moshës 6-10 vjeç janë prezantuar për herë të parë me punimet e tyre në konkursin “Kolor 2011” dhe ekspozitën tradicionale të organizuar në Galerinë e Arteve “Edward Lear” në Berat, me rastin e Ditës së Fëmijëve.
Fëmijët janë vijues të punëtorisë artistike për fëmijë, e cila udhëhiqet nga piktoret Vahida Hasanaga – Nimanbegu dhe Renata Mashanoviq.
Genti Lula, Tijana Popoviq dhe Todora Mirdita janë tre fëmijët nga Ulqini që kanë fituar çmime në këtë konkurs për fëmijët e moshës 6-14 vjeç.
Në ekspozitën e Çmimit “Kolor 2011” janë ekspozuar rreth 350 vizatime e piktura të 176 fëmijëve më të talentuar nga Shqipëria, Ulqini dhe Prishtina.
Përpos fëmijëve më të talentuar që janë vlerësuar me çmime sipas grupmoshave dhe kanë përfituar dhurata me material profesionale arti, të gjithë fëmijët pjesëmarrës janë shpërblyer me dhurata – materiale të ndryshme vizatimi e pikture.
Konkursi “Kolor 2011”, i cili këtë vit shënoi edicionin e tij të dhjetë, organizohet nga Bashkia e Beratit dhe Galeria e Arteve “Edward Lear”. Ai është kthyer në një traditë të rëndësishme kulturore në qytetin e Beratit.

i.k.
Koha Javore
YouTube Preview Image