Dinosha i kënaqur me përfaqësimin e pakicave në Mal të Zi

July 10, 2011   | Shtypi / Mediji

Podgoricë, 8 korrik – Ministri i të Drejtave të Njeriut dhe Pakicave në Qeverinë e Malit të Zi, ka thënë se gjendja e inkuadrimit të pakicave në shoqërinë malazeze dhe institucione, është shumë më e mirë se sa në periudhën e kaluar, njofton KosovaLive.

Ai shton se, Qeveria në informatën e aprovuar një ditë më parë, ka propozuar një sërë masash për të përmirësuar shkallën e përqindjes, dhe njëra prej tyre është punësimi i rreth 50 praktikantëve nga radhët e popujve pakicë në sektorë të ndryshëm shtetëror.

Ministri Dinosha merr shembull shqiptarët, të cilët, sipas hulumtimeve të mëparshme në shërbimet publike kanë qenë pak më shumë se zero, ndërsa tash janë 2.8 për qind.

Mbi bazat e një ankete që ka bërë ministria jonë, 8.5 për qind të të punësuarve në institucione dhe në organet shtetërore janë deklaruar serbë, ndërsa 4.1 për qind boshnjakët, etj.

“Jemi të kënaqur se gjendja është më e mire se sa deri më tash, por të vendosur që edhe më tej të përmirësohet, sepse gjendja është shumë më larg se dëshiron shteti edhe nga fakti i përfaqësimit proporcional të pakicave kombëtare në administratën shtetërore”, shprehet Dinosha.

KOHA  NET

1