Në kufirin Muriqan-Sukobin gjate 24 oreve kaluan 12000 turista

July 10, 2011   | Shtypi / Mediji

Mbi 12.000 shtetas  kane hyre ne Shqiperi nga piken e perbashket te kalimit Kufitar Muriqan-Sukobin gjate 24 oreve te fundit. Fluksi ne rritje i turisteve qe qarkullojne ne dy anet e kufirit sa vjen e rritet, keshtu numri i automjeteve qe kane hyre ne Shqiperi eshte rreth 5000 automjete gjate 24 oreve te fundit  japin te dhena drejtues te doganes se Muriqanit.

Shumica e turisteve jane nga Kosova te cilet ose kthehen nga pushimet qe kane kaluar ne Ulqin dhe si destinacion kane bregdetin Shqiptar por ka edhe nga ata te cilet pushimet i kalojne ne Ulqin.

Pala Shqiptare dhe ajo malazeze ne kete pike te perbashket kufitare po punon me kapacitet te plote ne dy anet aktualisht funksionojne nga 6 sportele, por fluksi gjithnji ne rritje eshte i veshtire te perballohet, e me gjithe ate turistet shprehet te kenaqur me sherbimin ne kete pike kalimi kufitar edhe pse ka vonesa qe shkojne deri edhe ne nje ore.

Per nje procedur te thjeshte regjistrimi te nje automjeti me pasagjer kohezgjatja eshte nga 2 deri ne 10 minuta, por ajo qe mesohet se shume shpejt gjate sezonit turistik si pala malazeze edhe ajo shqiptare do aplikoj procedura tjera me te shpejta kjo per faktin se radhet e gjata ne te nxehte per turistet jane ne disfavor te  dy vendeve per zhvillimin e turizmit.

TV1 CHANNEL

YouTube Preview Image