Drenusha Latifi e pëlqen seksin në plazh

July 11, 2011   | Lajmet / Vijesti

Drenusha Latifi, e cila shquhet si një person i hapur me mediet edhe sa i takon jetës së saj sentimentale, është shprehur së fundmi se meshkujt shpesh e cilësojnë si “copë e mirë”.

Fatkeqësisht, shumica e tyre presin vetëm seks të mirë dhe asgjë tjetër. Por, kur hetoj se duan të më çojnë në shtrat, unë ngre velat dhe lundroj.

Mua nuk më pengon fakti se një mashkull më konsideron si një “copë të mirë”, edhe pse kurrë nuk do të krijoja një lidhje me një person të tillë”, ka thënë Drenusha, duke shtuar se megjithatë i ka shumë qejf aventurat.

E pyetur se cili është, sipas saj, vendi ideal për të bërë dashuri, këngëtarja është shprehur: “Edhe pse shumë njerëz thonë se plazhi nuk është edhe aq i rehatshëm për të bërë seks, për mua nuk ka vend më të mirë. Imagjinoni: shampanjë, darkë intime, deti dhe lindja e diellit, të cilën do ta shikoni bashkë…”.

Sipas Drenushës, nuk ekziston kohë ideale për seks, çdo moment është i mirë.

Kjo ish-misse që nuk heziton të pozojë edhe e zhveshur, ka shfaqur për portalin Zhurnal krejt pa doreza preferencat e saj në lidhje me meshkujt dhe seksin.

 

Koha Net

YouTube Preview Image

1