Ulqini dhe Velipoja me çmime të lira

July 11, 2011   | Bota, Rajoni / Region

Ofertat turistike të Ulqinit dhe e Velipojës vazhdojnë të mbeten thuajse të njëjta me një vit me parë. Dy zonat turistike në kufi me njëra- tjetrën aktualisht janë më të lirat në bregdetin e Adriatikut.

Nisur nga një vit më parë çmimet në hotelet private në Ulqin, variojnë nga 20-30 euro në ditë për person me gjysmë pansioni. Krahasuar me një vit më parë çmimi në hotele ka qenë i njëjti, por në dallim me një vit më parë kur ky çmim ishte për pansion të plotë, këtë vite është përgjysmë pansioni në të cilin janë përfshirë mëngjesi dhe dreka.

Ndërsa në vilat private dhe shtëpitë, çmimi për një nate fjetjeje për person varion nga 8 euro deri në 15 euro mesatarja, gjithmonë në varësi nga kushtet dhe nga pozicioni. Duke bërë një llogari të thjeshtë, mesatarisht vetëm fjetje dhe ushqim për një familje katër anëtarëshe një 10 ditësh pushime në Ulqin u kushton nga minimalisht 1000- 1200 euro.

Avantazhi që në këtë rast ka Plazhi i Velipojës është se fjetja llogaritet me dhomë në vilat dhe në shtëpitë private, kurse në Ulqin me fjetje për krevat. Me çmimet që të ofron Velipoja mbetet sërish plazhi më i lirë në Adriatik.

Avantazhet e Ulqinit me Plazhin e Velipojës është infrastruktura e cila dukshëm është më e përmirësuar, ndërsa në Velipojë mbeten shumë punë për t’u bërë. Velipoja dhe Ulqini, 70% të turistëve i kanë nga Kosova, ndërsa operatorët turistik janë kujdesur që edhe këtë vit të ruajnë çmimet e njëjta.

Bota Sot
YouTube Preview Image

2