Ibrahim Berjashi: Apel të zgjedhurve tanë!

July 12, 2011   | Kulturë / Kultura

Përkeqësohet edhe më shumë gjendja ociale, morale, shëndetësore dhe psikike e pensionistëve të Kosovës, shtetas të Malit të Zi,të cilët nuk arrijnë të realizojnë atë që u takon, pensionin.

Është obligim njerëzor,politik dhe kombëtar që zyrtarët shqiptarë në Malin e Zi të përpiqen maksimalisht për ta zgjidhur pozitivisht këtë hall të këtyre njerëzve të hyrë thellë në moshën e pleqërisë.

Ibrahim Berjashi

I imponuar nga nje histori e dhimbshme, fatkeqe dhe shqetesuese,perseri e shtroj para opinionit edhe e vendos ne tryezen e punes se te zgjedhurve tane politike. Mendoj se eshte nje barre qe duhet te peshoje rende mbi ndjenjen e pergjegjesise se tyre njerezore,politike dhe kombetare. Sigurisht se jemi me shume se 50 familje me mbi 150 anetare, te cileve u jane djegur vitet me te bukura te rinise se punes ne ndermarrjet e Kosoves ne pesedhjete vitet e fundshekullit te kaluar.

Kush me shume e kush me pak,ka humbur stazhin e punes atje edhe nuk mund te realizojne ate qe e meritojne,pensionet. Fatkeqesisht,shumica derrmuese e tyre jane njerezit qe kane dhene kontributin me te madh ne ngritjen e kultures,medias,arsimit, mjekesise, shkences shqiptare ne Mal te Zi. Vazhdojne edhe sot e gjithe diten te jene aktive edhe te realizojne projekte shume te rendesishme nga fushat e lartpermendura. Dihet mirefilli se,kjo teme qe ka goditur ekzistencen jetesore te kesaj pjese te shqiptareve ne Malin e Zi, eshte hapur nga deputeti Amir Hollaj ne parlamentin shteteror malazias;se se bashku me deputetet Hollaj dhe Nimanbegu listen e 33 ishpunetoreve te ndermarrjeve kosovare, te cilat nuk ekzistojne me,ia kemi dorezuar Ministrit te Punes dhe Mireqenies Sociale, z.Suad Numanoviq.

Ministri Numanoviq na ka deklaruar se ceshtja e kesaj kategorie te pensionisteve te Kosoves, shtetas te Malit te Zi, do te duhej te zgjidhet me nje marreveshje bilaterale midis Prishtinesa e Podgorices. Me nje informate te derguar ne faksin zyrtar te Ministrise mbi te Drejtat e Njeriut dhe te Pakicave , por edhe me nje SMS,para se eshte takuar ne Podgorice me zv/kryeminsitrin e Kosoves,z. Petroviq,e kemi njoftuar edhe z. Ferhat Dinosha qe ta shtroje ne takimin me z. Petroviq.

As ne komunikaten nga ai takim, por as me vone ministri Dinosha nuk e permendur publikisht kete fatkeqesine tone te madhe sociale, apo te na therrase ne kabinetin e tij per ta diskutuar edhe per te bere perpjekje qe te zgjidhet ne favorin e ketyre qytetareve te Malit te Zi.Edhe z. Dinosha ka qene i punesuar disa vite ne Kosove.Sigurisht se per vete mund ta kete zgjidhur, por ai eshte minister i te drejtave te njeriut dhe te pakicave edhe kjo ministri duhet te na ndihmoje ne aspektin politik edhe juridik, ne Podgorice, Prishtine apo ne Beograd qe te zgjidhet ky problem yni i madh dhe jetik.

Me ceshtjen tone e kemi njoftuar edhe kryetarin e Keshillit Nacional te Shqiptareve ne Malin e Zi, z. Tahir Tahiri. Duke u mbeshtetur ne dinamiken e deritashme te ndertimit dhe te ngritjes se marredhienieve bilaterale mes Podorices e Prishtines,zyrtaret politike dhe qeveritare shqiptare ne Malin e Zi,duhet te angazhohen maksimalisht, qofte me Podgoricen, Prishtinen, Beogradin, apo faktorin nderkombetar per ta zgjidhur kete hall kaq te madh ekonomik,social, moral e psikik te ketyre njerezve, te zhytur thelle ne moshen e pleqerise, te cilet pa fajin e tyre kane mbetur pa ekzistence. Nje delegacion duhet te bisedoje me Podgoricen e Prishtinen Mendojme se eshte e domosdoshme qe nje delegacion i perbere nga ministri Dinosha dhe deputetet tane ne Parlamentin e Malit te Zi te takojne kryeministrin e Malit te Zi, Igor Llukshiq dhe ate te Kosoves, Hashim Thaci, si dhe faktorin nderkombetar per t i pyetur se cfare duhet bere me keta njerez qe kane humbur stazhin ne ish- ndermarrjet e Kosoves ne periudhen e RFSJ,RFJ dhe SMZ dhe nuk mund te marrin pensionet.

Koha Javore