Regjistrimi: Malazezë 45%,serbë afër 29%,shqiptar bie në 4.91%

July 12, 2011   | Shtypi / Mediji

Në mal të Zi 44,98% të banorëve janë deklaruar si malazezë , kurse 28.73% serbë . Këto janë rezultatet zyrtare të regjistrimit të popullsisë kur është fjala për përkatsëinë nacionale.

Në konferencën e sotme për gazetarët Enti për Statistik – MONSTAT, u kumtua se 42.88 për qind të banorëve flasin gjuhën serbe, kuse 36.97 për qind atë malazeze. Krahasuar me regjistrimin e vitit 2003 numri i banorëve të deklaruar si malazezë është rritur rreth 2 për qind, kurse numri i atyre që janë deklaruar si serbë është zvogëluar diçka më tepër se 3 për qind.

Numri i banorëve të cilët flasin gjuhën malazeze krahasuar me vitin 2003 është rritur afro 40 për qind, kurse numri i atyre që flasin gjuhën serbe është zvogëluar më tepër se 20 për qind.

Në Mal të Zi jetojnë 8.65 për qind boshnjakë , 4.91 shqiptarë 3.31 myslimanë , kroatë 0.97 për qind , romë 1.01, kurse 4.87 për qind të banorëve nuk ka dëshiruar të deklarohet. Sipas rezultateve të regjistrimit gjuhën boshn jake e flasin 5.33 për qind, gjuhën shqipe 5.27 për qind, 2.03 flasin gjuhën serbo-krate, kurse 0.45 gjuhën kroate. 3.99 për qind të banorëve nuk është deklaruar në këtë pyetje.

Kur është fjala për fenë në Mal të Zi dominon feja ortodokse me 72.07 për qind. Banorë të fesë islame janë 15.97 për qind , katolike 3.44, kurse myslimanë 3.14 për qind.

Regjistrimi i banorëve është realizuar prej 1 deri me 15 prill të këtij viti .

Sipas rezultateve të publikuara sot në Mal të Zi jetojnë 620 mijë e 29 banorë në mesin e të cilëve 50.61 për qind janë gra, kurse 49.39 meshkuj. Drejtoresha e MONSTAT Gordana Radojeviq ka theksuar se regjistrimi ka përfshirë mbi 97 për qind të banorëve gjë që paraqet reprezentimin e plotë të popullatës në Mal të Zi.

RTCG

 

Nimanbegu: Shkaqet e rënies së numrit të shqiptareve jane ekonomike, politike por edhe të tjera

Në një prononcim për gazetarët, Genci Nimanbegu deputet i Forcës komenton rezultatet të paraqitura nga Enti për Statistikë i Malit të Zi MONSTAT.
“Regjistrimi i popullsisë tregoi një rënie të numrit të shqiptarëve në Mal të Zi, që, për fat të keq, pritej”, tha sot deputeti i FORCA-së Genci Nimanbegu.

“Për fat të keq, vazhdon trendi i rënie të numrit të shqiptarëve në Mal të Zi, dhe arsyet janë ekonomike, politike dhe të tjera,” u tha ai gazetarëve, njofton Vijesti.

Nimanbegu tha se ekipi i Forcës ka përcjellur regjistrimin e popullsisë dhe ka gjetur gabime të caktuara, kryesisht për shkak se nuk janë regjistruar të gjithë shqiptarët.

“Ne nuk jemi të kënaqur për zvoglimin e numrin e shqiptarëve, por, sipas disa ngjarjeve, kjo pritej”,” tha ai.

Promul Ulqin

1