Tuna Sejdiu, ju tregoj pse mori fund martesa ime me Rilindin

July 12, 2011   | Lajmet / Vijesti

Asnjëherë nuk ka dashur të zbulojë detaje nga jeta e saj private por e provokuar nga një seri shkrimesh në mediat, ka pranuar të flasë për divorcin e saj. “Kjo është hera e parë dhe e fundit që flas për këtë temë”, thekson këngëtarja. Pas keqkuptimeve me bashkëshortin, siç tregon, puna nuk i jep shumë hapësirë për luks emocional. “Do të bazohem në thënien se koha është ilaçi më i mirë”, Rilindi është një person perfekt. Në të ardhmen ekziston një klimë pozitive edhe për shoqëri siç ndodh tek të gjitha çiftet moderne dhe të divorcuar”, thekson Tuna.

Vetëm pas një viti martesë me Rilind Rekën, vendosët që për të dy, më mirë është të ndaheni. Kur kuptove se ishit larguar nga njëri-tjetri?

Ne të dy kishim një jetë shumë dinamike. Kishim shumë mospajtime dhe para se të mbarojë dhe luga e fundit e mjaltit vendosa që mos të viktimizohem më shumë. Jemi ulur dhe kemi vendosur që të ndahemi për të mirën e të dyve.

Më rëndë e ke përjetuar momentin që ke vendosur për ndarje apo idenë se çfarë do të ndodhë më vonë?

Secili imazh i bukur i një personi publik nuk e tregon brendësinë e tij. Unë nuk jam e mbrojtur nga emocionet dhe nuk mbaj mbrojtëse të gjelbërt në zemër. Vendimin e kemi marrë që të pasojë diçka më e bukur. Jam spontane në këtë aspekt, mbahem ashtu siç di, pasi jeta më ka mësuar të ecë me kokën lart.

Do e kishe pak më të vështirë të merrje një vendim të tillë nëse ndërkohë do të kishit zgjeruar familjen?

Nuk jam person që do të kisha menduar “çfarë do të kishte ndodhur sikur të ishte”. E jetoj të sotshmen ashtu siç është.

Në çfarë raporte je tani me ish bashkëshortin?

Kuptohet që tani momentalisht ka një vakum mes nesh. Do bazohem në thënien se “koha është ilaçi më i mirë”. Rilindi është një person perfekt, sado që mediat të hedhin helm, ne të dy njihemi shumë mirë. Në të ardhmen do ketë një klimë pozitive dhe për shoqëri siç ndodh tek të gjitha çiftet moderne dhe të divorcuar.

Jeni martuar relativisht e re. Cilat ishit të pritshmëritë tuaja nga martesa si institucion dhe nga çfarë je dëshpruar më shumë?

Sa dukem e fortë, ndonjëherë e pranoj se jam naive. Përrallat hollivudiane e arritën qëllimin edhe tek unë, dhe për këtë arsye mendova se martesa është …., e di që herën tjetër do mendohem më mirë. Martesa është institucion deri kur në mënyrë perfekte është tek ne. Nuk mund të them se martesa si hap ishte gabim tek unë. Mësova shumë dhe jam pjekur në një mënyrë.

Si ka reaguar familja jote?

Unë jam e lumtur që rrjedh nga një familje që gjithmonë ka një mendim të lirë. Prindërit e mi asnjëherë nuk janë përzier në vendimet e mia sa i përket jetës time private. E kam përkrahjen e tyre si gjithmonë, edhë në karrierë edhe në jetën private.

Për momentin a je emocionalisht e përmbushur?

Është e çuditshme se shumë gjëra kanë ndodhur dhe unë vërtetë jam e përmbushur. Puna nuk më jep shumë vend për luks emocional. Këtu janë miqtë e mi dhe si gjithmonë shijoj çdo ditë në shoqëri me ta. Ka pak ditë që jam kthyer nga Turqia, këtë javë do të promovoj klipin, muajin tjetër dhe një klip të ri… habitem ndonjëherë nga rrjedh gjithë kjo energji…

Kush përkujdeset tani për karrierën tënde? Kush financon projektet?

Prej disa vitesh kam të angazhuar një agjent për marrdhënie me publikun, ai është Jellmaz Dervishi që njëherit ështe dhe redaktor zbavitës në Alsat-M, ai është bashkëpunëtori më i mirë i imi që kujdeset për karrierën time. Sa u përket projekteve, më shumë i financoj vetë por ka raste kur edhe bashkëpunoj me ndonjë kompani komerciale.

Gazetat gjithmonë shkruajn për ty. A je mësuar tashmë me këtë prezencë kaq të madhe mediatike?

Në fillim nuk kam ditur si të komportohem por me kalimin e viteve mësova si të reagoj dhe në kohë të caktuara çfarë pozicioni të marr, por më duhet të pranoj se muajin e fundit jam shokuar se sa i madh është kreacioni i mediave. Me të vërtetë, nuk e dija që për 24 orë mund të jem e pranishme në të gjitha portalet dhe tabloidet e mundshme shqiptare.

Ke deklaruar se je e destinuar që jetën ta kalosh gjithmonë me valixhe në dorë. Kënaqesh me të vërtetë me një axhendë të tillë apo dëshiron një jetë më të qetë?

Nuk e di nëse kënaqem apo jo pasi tashmë më është bërë përvojë. Nganjëherë do të doja dhe mbyllesha në një dhomë për të pushuar, por duke e njohur veten, kjo gjë nuk do të kishte zgjatur më shumë se 48 orë. Dua dinamikë dhe sakrifica. Jetoj në vrap me kohën!

Pushimet këtë verë?

Tashmë e kam shfrytëzuar momentin dhe kam pushuar një javë në Greqi dhe një në Turqi, ku edhe isha e angazhuar me punë. Më pret një verë e nxehtë, dhe për këtë në shtator kam vendosur që me shoqërinë time të udhëtoj drejt Shteteve të Bashkuara të Amerikës me mbrëmje të çmendura në Las Vegas.

YouTube Preview Image