Fikret Dushku me çërtifikatë ndërkombëtare

July 13, 2011   | Sporti / Sport

Nga data 18 qershore deri me 10 korrik në Koren e jugut u mbajtë seminari 20 ditorë për trajnerë ndërkombëtarë e oraganizuar nga federata botërore e Taekwondo-së.Nga Mali i Zi në këtë seminarë mori pjesë kryetrajneri i klubit të taekwondo-së Ulqini Fikret Dushku.
Në këtë seminar trajneri i KT Ulqinit u tregua i sukseshëm i cili në testin final u shpërblye me çertifikatë ndërkombëtare.Në këtë seminarë morën pjesë 22 trajnerë nga 20 vende të botës.
Seminari u organizua në universitetin “Kyung Hee” i cili zgjati plotë tre jave.Për më gjatë Fikret Dushku shprehet:Së pari falenderoj federatën e Malit të Zi që ma mundësuan pjesmarrjen time në këtë seminarë të organizuar nga federata botërore në universiteti më të lart të taekwondo-së në Koren e jugut.

Seminari ishte i vlefshëm dhe shumë i qëlluar por i ngarkuar si në aspektin teorik ashtu edhe në atë praktik, në fund iu nënshtruam testit final ku falë Zotit u tregova i sukseshëm dhe arrita të shpërblem me çertifikatë ndërkombëtare për instruktor në mesin e trajnerë tjerë të cilët u treguan të sukseshëm e për fat të keq kishte edhe prej atyre trajnerëve të cilët nuk arritën të shpërblehen me liçensë ndërkombëtare, për shkak të suksesit jo pozitiv. Seminari ishte i përbër prej 12 kapitujshë si: Sparingu i taekwondo-së, demonstrimi, format në taekwondo, ndihma e parë dhe lidhja, ushqimi i sportistit, psikologjia e sportistit, fiziologjia e sportistit, fleksibiliteti në taekwondo, fitnesi fizikal në taekwondo, aerobiku në taewkondo, historiku dhe filozofia e taekwondo-së.

Ishte një kënaqësi e vaçantë të stërvitesh nga profesorët e këtij universiti e sidomosë nga trajneri i sparingut Chang Myung Sam 4 herë kampion i botës, fitues i medaljes së artë si dhe trajner i ekipit të kukkiwonit. Seminari ishte shumë i ngarkuar i cili u realizua për tre jave nga ora 7 e mëngjesit deri në orën 9.30 e mbrëmbjes me disa pauza ndërmjet. Universiteti ishte i pajisur me të gjitha kushtet sportive e medicinale si dhe me teknologjine bashkohere sportive.

Fikret Dushku Facebook – South Korea 2011