Fluks turistik në dogana, radhë të gjata në kufi

July 15, 2011   | Reportazh / Reportaža

Qe nga data 15 korrik, qe shenon dhe fillimin e pikut te sezonit në Ulqin, persa i perket fluksit te hyrjeve, ne kufirin kryesor Debeli Brjeg eshte rritur ndjeshem numri i emigranteve nga diaspora qe mberrijne ne vend per te kaluar pushimet prane familjeve te tyre. Jane te shumte dhe emigrantet kosovare qe pasi mberrijne ne vend, zhvendosen pak dite qendrimi ne trojet e tyre, drejt plazheve të Ulqinit dhe atyre shqiptare per te pushuar.
Duke pritur në kufi të kroacisë pahet rijeshti i automjeteve që nuk mbaron kurrë.Në pritje jan jo vetëm shqipetaret por edhe turiste gjermane, italiane, zviceriane, austriake, e franceze,dhe gjithashtu ka edhe turista te organizuar ne grupe ose dhe individualisht që kane preferuar te zbulojne misterin e bukurise se vendit te Malit të Zi dhe bregdetit te tij.

Gjithnje po presim ne kufi, mendoj se duhet t’i jepet fund pritjeve te gjata nga disa orë.Shume bashkatdhetare, qe per te shmangur pritjet e gjata ne kufi, kane preferuar te qendrojne ne Caftat të Kroacisë,shprehen familjarët nga Kosova. “Per te gjithe diasporen, pritja ne kufi eshte kthyer ne stres, pasi duhet te presesh edhe nese je me femije te vegjel”, shprehen disa familjar kosovarë.

Kolonat e gjata kanë filluar që nga orët e para të mëngjesit për shkak të numrit të madh të turistëve që kalojnë nëpër autostradën Split – Dubrovnik – Debeli Brjeg, andaj edhe këshillohen që udhëtarët të drejtohen drejt pikave kufitare alternative.Në vendkalimin kufitar në Sukubinë – Muriqan drejt Shqirisë nuk janë shenuar turma të mëdha, ku pritja nuk kalon më shumë se 30 minuta.

Radhët e gjata në kufirin Kroaci – Mali i Zi e tillë do të paraqitet gjatë ditës së djeshme dhe të neserme dhe githë vikendit,ku situata në dy pikat doganore,ku radhët në kufirin kroat në pritje për të hyrë në territorin e Malit të Zi ishin kilometrike.

1.00 mijë është aktualisht numri i mysafirëve që këto ditë janë duke pushuar në Rivierën tonë të Ulqinit,sipas statistikës të disa gazetave vendore dhe atyre Kosovare. Të dhënat statistikore flasin për një rritje të numrit të mysafirëve në krahasim me vitin e kaluar në të njëjtën periudhë, dhe atë për 30%. Këtë vit dominojnë turist të huaj, numri i i tyre sipas të dhënave zyrtare  ende nuk kemi të dhëna të sakta.

Autoritetet e pikës kufitare të Kroacisë parashikojnë se në ditët në vijim pritet që fluksi i personave që hyjnë në Mal të Zi të rritet.

YouTube Preview Image