“Tequila Vava” thyen rekord të ri

July 15, 2011   | Lajmet / Vijesti

Pasi ishte deklasuar nga “Fitorja e Sinqertë” e 2po2 dhe Unikkatilit, hiti veror i Florit, Albatritit dhe Nogës, “Tequila Vava” është rikthyer në krye, duke arritur të shikohet mbi një milionë herë në YouTube për një muaj, që përbën rekord shqiptar.

Rekordin për më shumë shikime ditore sigurisht se e mban 2po2, mirëpo pasi u mposht në këtë kategori, tani “Tequila Vava” është duke kërkuar suksese dhe rekorde tjera, gjithnjë sipas një prej pjesmarrësve në këngë, Nogës.

“Jemi shumë të kënaqur me suksesin e këngës, ajo i ka tejkaluar pritjet, pasi është shndërruar në hit veror”, theksoi Noga.

Rekordin për më shumë klikime në YouTube për një videoklip shqiptar e mban Aurela Gaçe dhe kënga “Origjinale”, me mbi pesë milionë ‘views’.

 

YouTube Preview Image

Telegrafi