Dafina Rexhepi : Suksesin ja dedikon Gencit

July 17, 2011   | Lajmet / Vijesti

Këngëtarja e re Dafina Rexhepi ka bërë një deklaratë bombastike duke lavdëruar kompozitorin Genc Prelvukaj, duke ju dhënë edhe më shumë zjarr thashethemeve se ajo mund të jetë në lidhje me Gencin.

Dafina në një intervistë për gazetën “Trafik VIP” ka thënë se Genci dhe kompania e tij “Gramafon Entertainment” ka treguar një përkushtim të madh për realizimin e albumit të saj por edhe këngëve të reja të këngëtares.

“Me albumin sigurisht kam bashkëpunuar me Genc Prelvukaj, i cili i është përkushtuar jashtë mase shumë dhe unë përfitoj nga rasti ta falënderoj pasi është edhe menaxheri im”.

“Po mendoj se ndikim shumë të madh ka Genci. Suksesi që unë kam siç thashë dhe po e them është vetëm falë tij. Gjithmonë më ka këshilluar, ndihmuar dhe më ndjek hap pas hapi, dhe unë i jam shumë mirënjohëse për këtë gjë”, ka thënë ajo.

Megjithatë, këngëtarja nuk ka dashur të flet për jetën e saj private përpos që ka folur për shkollën dhe studimet e saj, përderisa thashethemet janë rindezur tashmë, pavarësisht dëshirës së mirë të këngëtares që ta lëvdoj menaxherin e saj.

Genc Prelvukaj, vazhdimisht është ndërlidhur me lidhje të reja. Për të ka thashetheme se ka provuar të lidhet me këngëtaret që i menaxhon. Ai është i shkurorëzuar nga gruaja e tij disa vite me parë dhe ka një djalë.

Por, Prelvukaj i ka mohuar në vazhdimësi lidhjet me këngëtarët që janë pjesë e kompanisë së tij përderisa reperi dhe kompozitori ka disa muaj që i është bashkuar stafit të këshilltarëve të ministrit të kulturës, Memli Krasniqi. Genci vazhdon të thotë se është “single”.

Ndryshe Rexhepi në këtë intervistë ka lavdëruar edhe këngëtarët e tjera, sidomos Argjentina Ramosajn për të cilën ka thënë se është “e talentuar”.

“Po kam disa bashkëpunime të cilat ende nuk dua t’i zbuloj, ju premtoj se do ju pëlqejë pasi kam punuar dhe kam dhënë maksimumin. Shumë shpejt do lançohen ndaj dhe unë s’dua të zbuloj më tepër”.

YouTube Preview Image