Me 25 korrik Adelina Ismaili në Royal, mbetet këngëtarja më e kërkuar në Ulqin

July 17, 2011   | Zbavitje / Zabava

Sigurisht që nuk do të mund ta besonim. Por e vërteta është pikërisht kjo, Adelina Ismaili, mbetet këngëtarja më e kërkuar dhe e pëlqyer në Ulqin, dhe këtë e kanë dëshmuar  në skenë në Royal Club Ulqin. Automatikisht kur përmendet femra shqiptare dhe revolucioni, është e pamundur që të mos dëgjojmë e lexojmë diçka për Adelinën. Kur një njeri merr guximin të ndryshojë me themel diçka që dikush më parë kishte frikë vetëm ta mendonte, atëherë edhe mundet të keqkuptohet nga dikush! Kur ke famë, ke miq dhe armiq. Femër e talentuar, rebele në skenë, ekstravagante, e buzëqeshur kudo (edhe pse di të jetë e egër sa s`ta merr mendja), artiste e kompletuar dhe mbi të gjitha njeri.

Koncerti që Adelina Ismaili ka pas  me 15 korrikë në Clubin muzikor Royal në plazhin e madhë të Ulqinit shtë vërtetë marramendës, por nuk do të befasoheshim shumë sikur të mos e dinim faktin se në ketë  koncert kanë qenë mbi 3600 të pranishëm, aq sa vetëm Adelina siguron në mbrëmjet e saj në Ulqin që ende asnjë këgetar ska mund ti mbledhe  kaq të pranishën në koncert. Edhe pse në çdo koncert Adelina Ismaili krijon spektakël të vërtetë, ajo performoi pas disa  viteve mungesë në klubet dhe koncerte në Ulqin. Ata të cilët kanë qenë të pranishëm në këtë mbrëmje, janë emocionuar pafund nga atmosfera e krijuar në Royal Club . Brohoritjet dhe duartrokitjet disa minutëshe, përveçse “tronditën” Royal Clubin në fjalë, bënë që këngëtarja të qajë në skenë! Adelina as të flasë thuajse nuk mundi nga emocionet që kishte. Por, edhe ato fjalë që tha nuk u dëgjuan mirë nga duartrokitjet e publikut. Ishte diçka e paparë në ndonjë koncert shqiptar, sikur një uragan që trondit tokën  e Ulqinit. Ishte Adelina ajo që solli magjinë e vërtetë në Ulqin, magji kjo që Royal Clubit  në Ulqin i kishte munguar plot  vite. Momentalisht Adelina është duke përgatitur disa këngë të reja për stinën e verës, ndërsa është duke aranzhuar koncerte në Kosovë, Shqipëri dhe disa vende të tjera.

Adelina nuk ngurron të shfaqet në koncerte  sikurse në Royal Club të Ulqinit, të arrijë të grumbullojë afër 3000 mijë fansa në rrjetin social Facebook dhe bindshëm të jetë më e votuara për  “Hot këngëtarja/verë 2011″ në një televizion kosovar, duke lënë prapa shumë kolege që mendohej se aktualisht gëzojnë popullaritetin më të madh në Kosovë dhe gjithë viseve shqipëtare.
YouTube Preview Image

1