Reagim i Forcës në emër të prodhuesve bujqësor nga komuna e Ulqinit

July 18, 2011   | Ekonomia / Ekonomija

Në emër të prodhuesve bujqësor të komunës së Ulqinit i bëjme apel Ministris së Bujqesis dhe Zhvillimit rural që të veprojë në menyrë sa me urgjente për të ju ofruar ndihese  prodhuesve bujqësor në grumbullimin dhe plasimin e prodhimeve bujqësore sezonale të cilat për shkak  mungesës së tregut, mos egzistimi mundësive për eksport, çmimet tëjet të ulëta, si dhe temperaturave momentale shum të larta, shum nga prodhimet bujqësore sezonale po degradohen.

I bejme thirje qeverisë që përmes ministrisë përkatëse të marrin masa për zbutjen e këtyre humbjeve, të ndikojë të qëndrat e grumbullimit që të bëjne grumbullimin e prodhimeve bujqësore me të njëjtat kushte dhe ne të njejten mënyrë siç ka vepruar me prodhuesit e Zetës dhe Malësisë, sepse situate ështe e njejte dhe mos me keqe edhe në komunën e Ulqinit. Hektar të tërë të kultivuar kryesisht  me sharqi, domate dhe prodhime të tjera bujqësore po shkatrrohen plotësisht, si shkak i mungesës së tregut, biles duke i ofruar me çmimin edhe nën koston e prodhimit nuk arrin ti shesin.

Në një situatë të tillë, prodhusit bujqesor jane ne dilemma te medha dhe me pesimiste se kurre, se a ja vlene  te merren me prodhim, pasi situata ështe aq e rendë sa që rrezikojn të mos i mbulojne as shpenzimet e bëra  gjatë procesit të prodhimit.

Kostoja e prodhimit në bujqësi është shum e lartë edhe si pasojë se fermeret të gjithë veprimtarin e vetë bujqësore e realizojnë nën diktatin e çmimeve të tregut, si për blerjen e imputeve bujqësore, farërave, plehrave, preparatëve mbrojtëse, karburanteve, fuqisë puntore, të cilat janë të detyruar ti paguajn me çmimin e tregut si shkak i mungesës së subvencioneve nga qeveria.

Në një situatë të tillë ne si shoqëri nuk mund të rrijmë duarkryq, e në veçanti qeveria e cila përmes mekanizmave të veta, duhet te ndikojë si rregullator për zbutjen e pasojave dhe rritjen e besushmerisë tek prodhuesit bujqësor, që  ne situata të tilla mund të kene edhe një shpresë të vogel ne zbutjen e humbjeve.

Përballe një situate te tillë ne kemi  dy propozime si të zgjidhet kjo situatë.

  1. Të veprohet me planin e ministrisë të publikuar një javë më pare për  nxitur qendrat e grumbullimit për të blerë prodhimet me çmimet e përcaktuara nga vendimi i ministrisë, por që kjo mundësi të ju jepet edhe prodhuesve nga komunat tjera e jo vetëm të Zetës dhe Malesisë.
  2. Të nxirret nje komison në terren i perberë nga përfaqesuesit e ministrisë përkatese dhe shërbimeve këshilluese në Komuna për të bëre inspektimin e situatës, dhe permes buxhetit te ministrisë të subvencionohen të demtuarit.

Në rastet se nuk do te ketë asnjefarë reagimi prodhuesit bujqësor janë perballë një situate shumë  të vështirë dhe rrezikojne braktisjen e aktivitetit te tyre prodhues, çka nuk do të ishte mirë për askend, e në veçanti për shtetin e Malit te Zi i cili promovon vazhdimisht nxitjen e prodhimit vendas.

Faik Nika
Këshilltar i Forcës në parlamentin e Ulqinit

YouTube Preview Image

1