Antoinette Nikprelaj rol kryesor në filmin “Scar 23”

July 19, 2011   | Lajmet / Vijesti

Më në fund pas roleve figurante në disa prej prodhimeve më të mëdhaja të Hollivudit si dhe realizimin e një reklame për M&M’s. Antoinette Nikprelaj ka arritur të siguroj dhe rolin e parë protagonist në një film.

Kjo është një arritje e madhe për aktoren 24 vjeçare me origjinë shqiptare e cila ka vetëm një vit që i ka hyrë rrugës së kinematografisë. .Filmi është një triller fantastiko-shkencor, ku Antoinette interpreton në rolin e shencëtares Dr. Scar e cila ka aftësinë të udhëtoj në kohë dhe përpiqet për të shpëtuar botën. Ai titullohet “Scar 23″ me regji të Philippe Martinez, ka një buxhet prej 16,5 milion dollarësh e pritet të shfaqet në ekranet amerikane në vitin 2012.

Revista Albaniac