Simpoziumi nderkufitar i skulptures

July 20, 2011   | Rajoni / Region

Skulptoret Shqipetare dhe Malazeze vazhdojne punen per krijimin e 11 skultuarave qe do vendosen ne sheshe te ndryshme te qytetit te shkodres ne kuader te simpoziumit nderkufitar te sculptures me skulptore shqipetare dhe malazeze. Tashme skulpturat kane filluar te marrin forme nderkohe qe do jene gati per ne fund te korrikut.

“Ky objekt perfaqeson nje rrote te gurte te perdorur si ne Shqiperi ashtu edhe ne Mal te Zi  per shtypjen e ullinjve per prodhimin e vajit te ullirit. Zgjodha kete objekt ne forme rote per te pasqyruar afersine dhe lehtesine e levizjes mes dy vendeve por edhe per te treguar te perbashketat.”

Ndersa skulptorja Renata Mashanoviç tha:

“Sinkron… Po mundohem te paraqes ne nje punim ne mermer imazhin e nje burri prej uji pasi vendet tona I bashkon po ashtu edhe prania e detit . Njeriu qe po paraqes ne kete sculpture  eshte gjyshi i burrit tim. Ne fund te punimit do shihet qarte nje njeri I fuqishem me ne dore nje shporte me buke. Kjo sepse gjyshi I burrit tim punonte ne shqiperi dhe mbante familjen ne Ulqin.

Skulpturat e realizuara do te paraqiten ne sheshe te ndryshme te qytetit te shkodres  nderkohe qe per vendet ku do ekspozohen do vendose Bashkia e Shkodres. I njejti aktivitet do te zhvillohet edhe ne Malin e Zi ku do paraqiten punimet e  Skulptoreve Shqipetare.

TV1 CHANNEL

VIDEO ZERI I AMERIKËS
YouTube Preview Image