Forca – Kumtese: Reagim pas 5 viteve!

July 21, 2011   | Politika

Foto: Samir Adrović

Pas reagimit të Forcës dhe apelit të Ministrisë për bujqësi dhe zhvillim rural, në lidhje me masat për zvogëlimin e dëmeve, Kryetarit të Komunës së Ulqinit Z. Hajdinaga dje i ka shkrep dhe ka organizuar një takom me bujqit.

Magjithate ne e përshëndesim këtë përpjekje dhe shpresojmë se nuk do të mbetet vetëm një iniciativë. Shpresojmë se do të ndërmerren hapa konkrete dhe në bashkëpunim me Ministrinë e bujqësisë do ti ndihmoj prodhuesve të bujqësisë të ruajnë prodhimtarinë e vet.

Në lidhje me takimin e djeshëm me bujqit ku kanë marrë vetëm rreth dhjet nga  njëqind prodhues, vazhdon praksa që pas reagimit të Forcës komuna kujtohet dhe ndërmerr hapa për mbrojtjen e qytetarëve të vetë në këtë rast bujqve. Në këtë rastë nuk ka rëndësi se kush e nis iniciativën por problemi të zgjidhet.

Kurse ky problem është aktual dhe po përsëritet prej kohësh, nuk është hera e parë që bujqit ballafaqohen me probleme të ndryshme kurse ata që janë përgjegjës nuk reagojnë tare ose reagimi i tyre vjen tepër vonë. Kështu për shembull, nga Buxheti i Komunës, edhe pse të dedikuara në vitin 2008 yyy euro, në vitin 2009 xxx euro kurse në vitin 2010 170.000 euro, janë ndarë vetën 1500 euro nga Buxheti agrar si ndihmë bujqëve.

Pushteti aktual i komunës së Ulqinit përfundimisht ka dëshmuar vetëm se interesin e qytetarëve  nuk e kanë të rëndësishëm por vetëm funksionet e veta dhe çdo aktivitet i tyre është vetëm propagandë , pa kurrfarë dëshire të përmirësojë situatën në Ulqin.

Në fund, shpresojmë se organet kompetente që janë të paguar për këto çështje në të ardhmen ti kushtojnë më shumë kujdes dhe  brengosje për hallet e qytetarëve dhe të reagojnë me kohë.

Sherbimi per informim.