Eliza Dushku: Krenare që jam shqiptare

July 22, 2011   | Lajmet / Vijesti

Holliwood, 22 korrik – Aktorja e njohur shqiptare, Eliza Dushku përmend Shqipërinë dhe Kosovën sa herë i jepet rasti. Ajo tregon vazhdimisht që është shqiptare, me gjithë faktin se ka lindur në SHBA.


“Jam krenare që jam shqiptare”, ka shkruar ajo në rrjetin shoqëror Twitter, teksa ka marrë mesazhe nga fansa shqiptarë, të cilët gjithashtu pohojnë që krenohen me faktin se Eliza është shqiptare.
/indeksonline /

Këngëtarja nga Shqipëria, Bleona Qerreti, e cila është ende e panjohur në Amerikë, ku ka mbërritur para disa vitesh, në njëfarë mënyre mundohet të fshehë identitetin e saj shqiptar, mbase duke menduar se kjo do t’i ndihmojë karrierës së saj që e synon. Ajo në kohë të fundit ka heshtur faktin se është shqiptare kur është pyetur në lidhje me këtë, kurse së fundi u ka sugjeruar fansave të saj që të mos komunikojnë me të në gjuhën shqipe, por vetëm në anglisht!

KOHA NET

YouTube Preview Image
1