Shenohet rritje e numrit të pushuesve në plazhet e Ulqinit

July 22, 2011   | Lajmet / Vijesti

Oferta turistike e Ulqinit, që 70 % të turistëve deri tash i ka pasur kosovar, edhe këtë vit do të jetë e ngjashme me atë të viti të kaluar, edhe sa i përket çmimeve, por edhe kushteve që do të ofrojnë organizatorët e shtabit të turizmit, që është themeluar nga komuna e Ulqinit.
Sezoni veror  dëshmoi se turizmi po shndërrohet vit pas viti në shtyllën kryesore të ekonomisë së Ulqinit.
Ulqini me flukset  turistike e këtij viti u bë një realitet i prekshëm nga një numër disa herë më i madh pushuesish krahasuar nga një vit më parë.
Midis plazheve të populluara nga Budva  deri në Ulqin, Mali i Zi ofroi tërheqje të pashkelura në brigjet e veriut dhe jugut të detit  Adriatik, të cilët u thithën me shumë interes nga turistët e huaj dhe atyre vendas.
Ulqini dhe zhvillimi turistikë nuk është më një surprizë, por një nga destinacionet tërheqëse të turizmit, ku plazhet magjepse dhe ushqimi i mirë përbëjnë tërheqjet kryesore.

Eksperienca e sezonit që sapo po mbyllet tregoi se Ulqini po bëhet një destinacion fantastik pushimesh për turistët e gjithë botës. Kryesisht të ardhur nga vendet fshqinje, Kosova , Maqedonia, Bosna dhe Hercegovina,Serbia,Polonia,Cekia,por edhe nga vende të largëta të Europës.

Turistët e huaj kanë shijuar plazhet qetësuese me rërë të Adriatikut,dhe plazhet  luksoze dhe fantastike të Ulqinit.. Kësisoj Ulqini po kthehet shumë shpejt në një nga vendet më të vizituara në Mal të Zi,e sidomos në rajon.

Ali Rexha, drejtor i Organizatës Turistike të Ulqinit thotë: “Sivjet kemi rritur kapacitetet pritëse dhe kemi themeluar shtabin për këtë sezon, me çka turistëve u garantojnë ujë e rrymë pandërprerë dhe pastërti në nivel të lartë”.

Ai thotë se janë kujdesur që këtë verë të ketë edhe transport publik sa më shumë, por brengosen se për shkak të investimeve nëpër rrugë, që është duke i bërë Ulqini tash, edhe mund të ketë pritje.

“Çdo vit ka përmirësime. Sivjet kemi një ofertë më të mirë se në të kaluarën, ku sivjet janë hapur katër hotele apo gjithsej janë 23 hotele. Këto hotele janë me tre e katër yje. Sa i përket akomodimeve private punohet zellshëm në këtë drejtim dhe ato po ngrihen nga viti në vit”, thotë Rexha.


Sipas Rexhës vlen për t’u përmendur se edhe kët vit vizitorët nga Kosova përbënin pjesën kryesore të turistëve. Numri i tyre është rritur me 75%, sipas statistikave zyrtare. Kryesisht pushuesit nga Kosova kanë zgjedhur bregdetin e Ulqinit, ku tradita e kuzhinës dhe muzikës kosovare, janë bërë pjesë dominante e jetës turistike të këtij destinacioni.

Ndërsa është shënuar një rritje nga 2-3 herë e numrit të tyre në plazhet e Ulqinit, për shkak të afërsisë së Kosovës me plazhin e madhë , rërën kurative, detin e pastër dhe çmimet favorizuese.

YouTube Preview Image