Elvana Gjata: Pushimet do ti kaloj me familjen, lidhja me Florin? No comment

July 24, 2011   | Lajmet / Vijesti

Elvana Gjata nuk e ka komentuar lajmin e mediave rozë për një lidhje të saj me Flori Mumajesin. Ajo thotë se pushimet e verës do ti kalojë me familjen…
Dimë që klipin e fundit e ke realizuar në Santorini, pse kjo zgjedhje?
Duke qenë se klipi “Vetes” la një shije shumë të mirë, gjithashtu u bë një trend edhe për shumë artistë të tjerë shqiptarë, menduam të sillnim sërish një risi të radhës, por me përmasa dhe dimensione më të mëdha këtë herë. Klipin
ia besuam një produksioni shqiptar, i cili është “Pro Video”të cilët bënë një punë shumë të mirë.
Çfare rryme është kënga, kush e ka bërë dhe për çfarë flet ajo?
Është house, sërish nga Flori. Kënga titullohet “Afër dhe larg”, flet për perjetime, ndjesinë e të pasurit dhe mos pasur dikë pranë, të një emocioni
apo ndjenje që fillon dhe mbaron aty ku nis. Santorini është vendi ku çifti në
këngë kanë kaluar pushime bashkë. Mbasi kjo dashuri ka përfunduar, personazhi femër zgjedh që të kalojë disa ditë pushime vetëm, pa te, në të njëjtin vend. Zgjodhëm Santorinin pasi është një nga vendet më romantike në botë dhe duke e vendosur personazhin femër të vetme në një vend të tillë, menduam që kjo do ta bëjë edhe më emocionuese historinë. Nuk kemi dashur të vendosim rëndomë një mashkull në klip. Menduam që në një sekuencë të shihet vetëm silueta e tij.
A mendon se kjo këngë do të bëhet një hit vere ashtu si shumë këngë të tjera të tuat që dalin kryesisht në stinën e nxehtë?
Mendoj se nuk do të jetë thjeshtë një hit sezonal por është nga ato këngë që di i rezistojë kohës.
Sa e rëndësishme ka qenë për ty veshja e klipit me elementë sensualiteti që i do kjo stinë, pra me fjalë të tjera a do të shohim një Elvana shumë seksi në këtë klip?
Nuk kam dashur të dal nga kornizat e atmosterës së klipit, kështu që edhe këtë
herë kam dashur të jap një imazh sa më origjinal, një femër sensuale, e brishtë ..Jam kujdesur për çdo detaj , gjithashtu dhe për veshjen, make up artist zgjodha sërish Artur Muçën.
Për ta mbyllur me pyetjet për klipin, një kuriozitet, sa ka kushtuar ai dhe kur do ta shohim në ekranet tona?
Është investuar shumë në këtë klip. Mund të them që është një nga klipet e mija më të kushtueshme,ndoshta edhe në Shqipëri.
Dimë që vera është shumë impenjative për ty edhe për koncerte. Ku e ke
përqendruar më së shumti aktivitetin tënd këto kohë?
Në Shqipëri, Kosovë, Maqedoni dhe Mal të Zi. Këtë vit shikoj një rritje të
ndjeshme të cilësisë së organizimeve të koncerteve në Shqipëri, me një frymë europiane dhe më vjen vërtet mirë për këtë.
Pushime këtë verë ke planifikuar, ku dhe me kë?
Me familjen padiskutim si çdo vit. Vendin se kemi vendosur ende por mendojmë diku në jug.
Mediat të kanë quajtur shumë hermetike kur vjen puna për të folur për jetën private ndërkohë që tek gazeta jonë ke folur hapur për lidhjen tënde disa vjeçare me Gertin. Ndërkohë thuhet se kjo lidhje tashmë ka përfunduar dhe je lidhur me Florin….
Të them të drejtën jam lodhur duke shpjeguar jetën time private, mardhënien time me Florin që e kam stër thënë nëpër media të ndryshme. Jam
duke punuar kaq fort, me kaq shumë dashuri dhe energji këto kohë sa nuk dua
ti jap rëndësi kësaj pjese sepse nuk bën gjë tjetër veçse tërheq vëmendjen kot.
Pres që të lançoj 5 klipe këtë vit, albumi që punohet prej 3 vjetesh është gati dhe do të dali në fund të muajit, nuk dua që një punë kaq e madhe të zbehet duke përfolur jetën time private.

LajmiFundit

YouTube Preview Image
1