Jehona Sopi do martohet në Las Vegas

July 24, 2011   | Lajmet / Vijesti

Las Vegas, qyteti i kazioneve dhe i të pasurve do të jetë vendi ku do të martohet këngëtarja kosovare, Jehona Sopi. Lajmin e bën të ditur gazeta nga Tirana, Mapo.

Ajo do të martohet me pronarin e një prej lokaleve më të mira të Prishtinës, në muajin shtator.

Muaj më parë Jehina kishte zbuluar planet për dasmën brenda këtij viti. “Shpresoj që të vesh së shpejti fustanin e bardhë”, kishte thënë ajo. I dashuri i Jehonës ka jetuar për shumë vjet në Angli.

Aktualisht Jehona është e pranishme me videoklipin e këngës “Këtë verë”, të realizuar në Londër.

YouTube Preview Image