Forca: KUMTESË, Diskriminim nacional në fushën e punësimit

July 25, 2011   | Politika

Ulqin, 25.7.2011
Nr. 130  /11

KUMTESË, Diskriminim nacional  në fushën e  punësimit

Paraqitja e të dhënave në lidhje me strukturën nacionale te të punësuarve në administartën publike në Mal të Zi, javën e kaluar dëshmoj ate që dihej më herët se këtu kemi disproporcion të lartë në fushën e punësimit sipas strukturës nacionale të popullsisë.E dhëna se në adminsitratën publike shtetërore në nivel qendror dhe lokal nga 13.900 sa janë gjithsej të punësuar 10.985 apo rreth 80% janë të deklaruar malazez ndërsa  20% janë pjesëtarët e popujve të tjerë në Mal të Zi(8.6% serb, 4.14% boshnjakë,2.8%shqiptarë, 2.39% muslimanë, 0.89% kroat dhe 1 individ i përkatësisë rome),  dëshmon se kemi diskriminim nacional me rastin e punësimit.

Të dhënat e publikuara janë realizuar nga Ministria e të drejtave të njeriut dhe të pakicave dhe si të tilla bëhët me dije nuk janë të plota sepse disa subjekte shtetërore dhe komuna nuk iu janë përgjigjur pozitivisht për të dhënë përgjigjet e kërkuara.Por, megjithate këto të dhëna  janë të mjaftueshme për të dëshmuar pabarazinë praktike në fushën e punësimit sipas strukturës nacionale të popullsisë.

Në sajë të analizës del qartë se në disa subjekte janë të punësuar vetëm me pjesëtarët e një kombi ku këtu primatin e kanë malazezët, ndërsa të tjerët janë të përfaqësuar në mënyrë simbolike, që nuk përkon me përfaqësimin propocional në kuadër të popullsisë së përgjithshme në Mal të Zi.

Nga publikimi i të dhënave del qartë konstatimi se Mal i Zi nuk ka asgjë të përbashkët  me konceptin e shtetit qytetarë, por ate ekslkuziv nacional dhe së dyti të punësuarit i takojnë partive në  pushtet, nga del se nuk merren parasysh referencat profesionale por eksluzivisht ato politike.

Të dhënat e publikuara meritojnë një analizë detale se si ka mundësi që pjesëmarrja e malazezëve të jetë aq e lartë  ndërsa e serbeve si populli i dytë në Mal të Zi ku marrin pjesë me 1/3 e popullsisë së përgjithshme  të jetë shumë e ultë  apo thënë më së buti me përfaqësim simbolik. Ndërsa të dhënat për punësimin e pjesëtarëve të popullit shqiptarë  i marrim me rezervë sepse mungojnë të dhënat për disa subjekte shtetërore, kurse të dhënat nga komuna e Ulqinit ku shqiptarët përbejnë shumicën dërmuese, e rrisijn përqndjen e të punësuarve në nivelin shtetërorë, edhe pse bëhet fjalë vetëm për punësimin në insitucione lokale  e për këtë arsye mendojmë se këtë të dhëna nuk paraqesijn gjendjen reale.

Publikimi i të dhënave demaskon  propaganden e pushtetit për gjoja përfaqësimin proporcional në fushën e punësimit, ku duhet veçuar Sekretariatin gjeneral të Qeverisë dhe te Kryetarit të shtetit  ku janë të punësuar vetëm pjesëtarë të kombit malazez, dëshmon në mënyrë transparente se ketu kemi të bëjmë me shtetin nacional, e jo ate qytetar. Kur kështu veprohet në këto instuticione që duhet të jenë shëmbull praktik i një shteti multinacional dhe multikulturor, dëshmon se ekziston mungesë e vullnetit politik për ndryshime cilësore. Nga kjo del se sintagma multinacionale është term i konsumuar dhe paraqet demagogji politike që është demantuar me këto të dhëna për të parën herë në Mal të Zi.

 Pasi kemi të bëjmë më një çështje serioze e cila kërkon zgjidhje për të eliminuar pabarazinë praktike të punësimit në baza nacionale, ne i

Propozojmë

Qeverisë që të hartojë program të veçantë për punësimin e pjesëtarëve të popujve pakicë apo pakicave nacionale në administratë ne nivel  shtetëror apo lokal për eleminuar këtë diskriminim i cili nuk është në favor të barazisë nacionale dhe qytetare në një mjedis multinacional sikurse është Mali i Zi. Si parti parlamentare dhe subjekt me vizion për zhvillimin ekonomik që është i pasqyruar në programin tonë, ne jemi të gatshëm të japim kontributin tonë për të eliminuar këto çështje, që do të jenë në favor të barazisë qytetare dhe nacionale në Mal të Zi.

 Shërbimi për informim Forca