Gjyste Vulaj tejkalon Vesa Lumën në Ulqin

August 1, 2011   | Lajmet / Vijesti

Këngëtarja shqiptare nga Mali i Zi, Gjyste Vulaj është duke i dërrmuar të gjitha këngëtaret të cilat po bëjnë muzikë ditëve të fundit nëpër restorante të ndryshme të Ulqin. E fundit që ka provuar superioritetin e Gjyste Vulaj ka qenë këngëtarja Vesa Luma. Të dy këngëtaret kanë kënduar në dy restorante të ndryshme në plazhin e madh në Ulqin, por restoranti ku ka kënduar Vesa Luma ka qenë bosh. Ndërsa mësohet se në restorantin e Gjystes nuk ka pasur vend se ku të uleshe dhe ka gjëmuar nga atmosfera e mirë. Pushuesit e shpjegojnë dëshirën për të dëgjuar Gjyste Vulajn me faktin se këndon gjatë gjithë kohës “live” dhe me pamjen e këngëtares e cila shquhet për tiparet e saj seksi.

YouTube Preview Image