Gazeta Zëri më i kërkuari në Ulqin

August 8, 2011   | Shtypi / Mediji

Gazeta “Zëri”, jo vetëm që është njëra nga gazetat më të shitura në Kosovë, por gjithashtu është edhe gazeta më e kërkuar nga pushuesit që janë duke i kaluar ditët e ngrohta në Ulqin. Të shumtë janë ata që mund të shihen duke lexuar gazetën “Zëri”, ndërsa edhe shitësit e gazetave nëpër plazhet e Ulqinit, thonë se “Zëri” është gazeta që shitet e para nga të gjitha gazetat tjera. Edhe atje loja shpërblyese vazhdon të tërheqë vëmendjen dhe ata që e blejnë, fillimisht e gërvishin kuponin e lojës.

“Unë tashmë tetë ditë jam me familje këtu në Ulqin dhe nuk kalon ditë pa e blerë ‘Zëri’-in, sepse është një gazetë, e cila të informon drejt dhe saktë. Po ashtu, ndoshta më prin fati që të fitoj edhe ndonjë shpërblim”, është shprehur Leutrim Gashi”, student i Juridikut. Edhe për Genta Refikun, e cila me disa shoqe të saj po pushonte në Ulqin, ‘Zëri’ mbetet gazeta e saj e preferuar edhe në Ulqin, e sidomos i pëlqejnë faqet argëtuese, por edhe sporti.

“Jam adhuruese e madhe e faqeve të VIP-ve, por edhe e sportit dhe në ‘Zëri’ mund të gjej informacione të bollshme. Unë së bashku me shoqet e mia e lexojmë rregullisht ‘Zëri’-n këtu në plazh, sa herë që nuk jemi në ujë. Po ashtu, shpresojmë se do të fitojmë edhe ndonjë shpërblim”, ka deklaruar Genta. “Zëri”-n mund ta shohësh edhe në duart e mërgimtarëve tanë, të cilët gjithashtu kanë vendosur që të pushojnë në Ulqin. “Është një gazetë vërtet interesante dhe me një shtrirje të gjerë të rubrikave.

Unë sa herë që kam mundësi e blej ‘Zëri’-n edhe në Gjermani, ku jetoj dhe punoj, ndërsa prej se jam në Ulqin, e blej çdo ditë. Është interesant edhe loja shpërblyese, edhe pse nuk shpresoj të fitoj diçka, pasi nuk kam fat në këtë drejtim, sepse jam mësuar vetëm me djersë të fitoj”, ka thënë Sadik Berisha nga Gjilani.

L.Xhema
ZËRI

1