Ulqini nikoqir i Sonica festival në Plazhin Copacabana

August 11, 2011   | Lajmet / Vijesti, Shoqëria / Društvo

Ulqin, 11 gusht –  Që nga dita e premte e katër ditë radhazi më pas, Ulqini do të jetë nikoqir i Festivalit internacional “Sonica” që zhvillohet në ambientin më të bukur të bregdetit të këtij qyteti, në plazhin “Copacabana” që ka pronar biznesmenin e njohur, Prelë Shkreli.

Festivali modern ekologjik, muzikor dhe kulturor “Sonica”, katër edicionet e para i ka mbajtur në Itali, por kësaj radhe ai zhvendoset në plazhin e bukur “Copacabana” në Shtoj, mes qytetit të Ulqinit dhe ishullit ekzotik Ada në lumin Buna, njofton KosovaLive.

“Bukuritë mahnitëse të bregdetit të Malit të Zi kanë qenë vendimtare që të përzgjedhim vendin e mbajtjes së edicionit të pestë të këtij festivali”, shprehet drejtorja artistike e këtij manifestimi spektakular të përmasave botërore, Vanesa Barreiro.

Sipas organizatorëve, në këtë eveniment pritet të jenë të pranishëm mbi 25 mijë dashamirë të artit dhe muzikës elektronike nga katër anët e botës.

Drejtori i Organizatës turistike të Ulqinit, Ali Rexha, thotë se në Festivalin “Sonica” do të paraqiten 110 grupe të njohura, 28 Dj, si dhe interpretues tjerë.

“Për këtë aktivitet ndërkombëtar, ne si nikoqir jemi të përgatitur”,shton Rexha, duke theksuar se ndihen krenarë që Ulqini është mikpritës i kësaj ngjarjeje gjigande kulturore, e cila i kontribuon Ulqinit, përkatësisht Malit të Zi që të promovojë vlerat kulturore, artistike dhe turistike.

Çmimi i një bilete për Festivalin “Sonica” për të shijuar bukurinë e spaktaklit pesëditor në plazhin “Copacabana” në Shtoj të Ulqinit, për të huajt është 110, ndërsa për qytetarët e Malit të Zi 85 euro.

KOHA NET

http://cdn9.fliqz.com/bca2a1bd98324f429cf68c31ef3b2269.flv
Ulcinj,Ulqin,Ulqini,Ulkinon,Dulcigno,Улцињ,Dulcinea,Montenegro,Crna Gora,Mali i Zi,