Bashkëpunim i mirë mes policisë shqiptare dhe asaj malazeze

August 17, 2011   | Reportazh / Reportaža

Podgoricë, 17 gusht –  Një delegacion i Policisë së Republikës së Shqipërisë, me në krye zv/drejtorin e përgjithshëm të saj, Rasim Boriqi, komandanti i RENEA-s, ka vizituar organizatën homologe të Malit të Zi edhe ka biseduar me zyrtarët e saj, duke fokusuar thellimin e bashkëpunimit në periudhën e ardhshme. Zëdhënësja e Drejtorisë së Malit të Zi, Tamara Ralevic thotë se është konstatim i përbashkët se bashkëpunimi i policisë malazeze me atë shqiptare, ka qenë i sukseshëm, e sidomos në sektorin e policisë kriminalistike dhe të asaj kufitare.

Pala shqiptare sidomos ka vlerësuar organizimin e mirë të kontrollit kufitar në vendkalimin e pëprbashkët në Sukubinë/Muriqan, që do të mund të shërbente si shembull edhe fqinjëve të tjerë.

Ralevic shton se homologët shqiptarë, falenderuan Sindikatën e Policisë malazeze, e cila me rastin e aderimit në organizatën e sindikatave të policive evropiane, ka mbështetur policinë shqiptare.

Delegacioni i Policisë shqiptare ka vizituar edhe Shërbimin e policies së Ulqinit, ku udhëheqësi i tij, Rudolf – Dofi Elezovic I ka informuar kolegët nga Shqipëria për rezultatet e arritura të gjendjes së qëndrueshme të sigurisë, sidomos në kohën e stinës turistike.

KOHA NET