Nimanbegu: Mungojnë hapat pozitiv për shqiptarët

August 20, 2011   | Shtypi / Mediji

Shumica parlamentare dhe tri partitë më të mëdha opozitare nuk kanë qellim të sinqertë që ta miratojnë kodin zgjedhor, konsideron deputeti i FORCA-s Genc Nimanbegu duke theksuar se në tekstin aktual të ligjit nuk ka hapa pozitiv përpara.

Për shqiptarët nuk ka lëvizje pozitive përpara kështu që mendojmë se në një farë mënyre shumica parlamentare mezi pret që shqiptarët ti përjashtojë nga të drejtat e arritura më parë në kuadër të ligjit zgjedhor ka theksuar Nimanbegu. Forca, siç thekso ai do të marr qëndrim seriozë me përfaqësuesit e partive tjera shqiptare në parlament dhe do të shihet nëse ka hapësirë për kompromis.

Ai theksoi se shqiptarët janë të zhgënjyer me sjelljen e shumicës parlamentare dhe të partive opozitare duke shtuar se vetëm shqiptarët në Mal të Zi janë pakicë specifike dhe autoktone për ç’gjë atyre duhet tu sigurohet përfaqësimi në parlament.

TVCG